Janar 20, 2021 20:01 Europe/Tirane
  • Gazetari i njohur shqiptar: Marjam Raxhavi synon të vrasë të arratisurit nga kampi i Manzës

Eksperti i historisë dhe gazetari i njohur shqiptar ka deklaruar se shqiptarët janë shumë të shqetësuar për shkak se Qeveria e tyre ka strehuar grupin terrorist MEK në vendin e tyre.

Dr. Olsi Jazexhi, ekspert i historisë dhe gazetar i njohur shqiptar, në një intervistë me gazetën “Teheran Times”, deklaroi: “Sekti Raxhavi (Muxhahidine Khalk” nuk ka ardhur në Shqipëri me ftesën e popullit shqiptar, por ky grup terrorist në vitin 2016, i është imponuar Shqipërisë nga ana e qeverisë së presidentit amerikane Barak Obama. Kur Qeveria e Barak Obamas në vitin 2016, kishte kërkuar nga qeveria Edi Rama të strehojë 3000 luftëtarë të huaj në Shqipëri, në realitet grupi terrorist Muxhahidine Khalk iu imponua Shqipërisë. Në kohën kur shumica e shqiptarëve janë myslimanë, aktualisht ata janë dëbuar nga skena politike e vendit të tyre nga ana e regjimit aktual të Shqipërisë i cili po mbështetet nga Amerika dhe në shumicën e rasteve po konsiderohen si kërcënim”.

Në vazhdim po sjellim tekstin e plotë të intervistës së Olzi Jazexhi me gazetën “Teheran Times”.

TT: Iu lutem na tregoni se çfarë dinë qytetarët e Shqipërisë në lidhje me sektin terrorist Muxhahidine Khalk?

Olsi Jazexhi: Shqiptarët e dinë se organizata Muxhahidine Khalk është një organizatë terroriste e cila deri në vitin 2012 ishte në listën e grupeve terroriste të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Shqiptarët janë shumë të shqetësuar për shkak se qeveria e tyre ka strehuar grupin terrorist Muxhahidine Khalk. Shumë prej tyre në të kaluarën kanë protestuar dhe kanë kërkuar dëbimin e këtij grupi terrorist nga Shqipëria, mirëpo Qeveria e Shqipërisë duke i frikësuar qytetarët, është munduar që të parandalojë protestat dhe të mos lejojë paraqitjen e pyetjeve në lidhje me këtë çështjeje. Nga ana tjetër, grupi terrorist Muxhahidine Khalk dhe përkrahësit e tij po mundohet që sektin terrorist të tyre ta paraqesin si një grup demokratik opozitar në Iran. Grupi terrorist Muxhahidine Khalk ka shpenzuar shuma të mëdha parash për të publikuar informacione të rrejshme në mesin e shqiptarëve dhe të paraqesë në Shqipëri një imazh djallëzor nga Irani. Në muajt e kaluar, grupi terrorist Muxhahidine Khalk ka filluar edhe radikalizimin e disa shqiptarëve për t’iu bashkuar aktiviteteve të tyre terroriste kundër Iranit dhe këtë veprim e bënin me po atë metodë të cilën e përdornin grupet terroriste ISIS dhe Fronti Nusra.

TT: Për çfarë arsye Shqipëria ka pranuar të strehojë grupin terrorist MEK në vendin e saj?

Olsi Jazexhi: Shqipëria nuk është një vend i pavarur. Pasi që amerikanët në vitin 1998 e sollën në pushtet Partinë Socialiste, Shqipëria ka humbur pavarësinë dhe liritë demokratike të veta të cilat ne i fituam pas përmbysjes së regjimit komunist. Që nga viti 1998, zgjedhjet janë vjedhur dhe ambasada e SHBA-ve gjithashtu ka konfirmuar këtë vjedhje dhe e konsideron demokratike! Edhe pse shumica e shqiptarëve janë myslimanë, ministrat shqiptarë, kryeministri, kryebashkiaku i Tiranës dhe presidenti i Shqipërisë janë të prirë drejt katolicizmit dhe evangjelizmit sionist. Myslimanët janë dëbuar nga skena e pushtetit politikë nga regjimi aktual i mbështetur nga Amerika dhe tani konsiderohen edhe si kërcënim ndërkohë që Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, që nga fillimi i ardhjes në pushtet, ka arrestuar me dhjetëra myslimanë vetëm për arsye të bindjeve të tyre politike. Partia Socialiste e Shqipërisë ka vjedhur zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 dhe zgjedhjet e këshillave bashkiak të vitit 2019. Opozitarët kanë lëshuar Parlamentin dhe kanë lëshuar edhe këshillat bashkiakë. Qeveria e Amerikës dhe ambasadorja amerikane në Tiranë e cila po sillet si një lidere e lartë, ka sjellje më të këqija me Shqipërinë se sa politikat që ka pas me Iranin në kohën e kryeministrit Mosadegh. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është sikur Anastasia Somoza e Nikaraguait. Amerikanët e dinë që ai është autoritar islamofobist dhe një hajdut, por po e trajtojnë atë siç e trajtonte Franklin Ruzvelt, Anastasio Somoza-në. Duke marrë parasysh këtë se Edia Rama ka vjedhur zgjedhjet, ka shkatërruar edhe ekonominë e vendit dhe shumica e ministrave të qeverisë së tij janë të korruptuar dhe disa prej tyre po përballen me akuza për trafikimin e drogës, prandaj, ata bëjnë çdo veprim që u kërkojnë amerikanët sepse janë borxhlinj të amerikanëve. Nëse ata nuk i nënshtrohen urdhrave të ambasadores së SHBA-ve, ata do të përballen me burg dhe keqtrajtime. Nëse dikush lexon të dhënat që janë zbuluar nga WikiLeaks në lidhje me Shqipërinë ose lexon historinë e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i cili ka pasur guxim të zbulojë skandalet e hegjemonisë mediale të SHBA-ve në lidhje me institucionin që drejtonte ai, atëherë do ta kuptojë më mirë realitetin. Realiteti është ky që grupi terrorist Muxhahidine Khalk nuk është mirëpritur nga populli shqiptar, por ai i është imponuar Shqipërisë në kohën kur në vitin 2016, Qeveria e Barak Obamas i kërkoi regjimit të Edi Rama të strehojë 3000 luftëtarë të huaj. Qeveria jonë këtë vendim e ka marrë pa pyetur fare qytetarët shqiptarë dhe pa zhvilluar kurrfarë referendumi në lidhje me këtë veprim të rrezikshëm. Natyrisht se populli shqiptar ka kundërshtuar, ka protestuar dhe ka kërkuar që të mos strehohet grupi terrorist Muxhahidine Khalk në këtë vend. Megjithëkëtë, amerikanët dhe regjimi i mbështetur nga ata, nuk kanë lejuar qytetarët tanë që të zhvillojnë referendum ose të shprehin vullnetin dhe dëshirën e tyre demokratike në lidhje me grupin MEK. Sot, grupi Muxhahidine Khalk po vepron si një ushtri pushtuese në vendin tonë. Ata kanë marrë nën kontroll politikën e jashtme të Shqipërisë ndaj Iranit dhe po ushtrojnë presion për dëbimin e diplomatëve iranianë. Ky sekt terrorist po publikon lajme të rrejshme në mesin e njerëzve, thuajse “është shteti i Iranit ai që po kryen sulme me bomba , po diskriminon, po arreston e burgos refugjatët iranianë”. Ata po i urdhërojnë politikanët tanë që t’i lexojnë lajmet e rrejshme dhe nuk po lejojnë autoritetet shqiptare të hetojnë krimet dhe veprimet e paligjshme të Marjam Raxhavi dhe bandës së saj brenda në kampin paraushtarak të Manzës.

TT: Çfarë dini në lidhje me shtetet ose organizatat që financojnë sektin terrorist Raxhavi?

Olsi Jazexhi: Mbështetësit financiar kryesor të grupit terrorist Muxhahidine Khalk në Shqipëri janë amerikanët, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe izraelitët. Kur luftëtarët e grupit terrorist Muxhahidine Khalk në vitin 2016, u transferuan në Shqipëri, amerikanët, organizata UNHCR dhe Qeveria e Shqipërisë i kanë mashtruar qytetarët shqiptarë dhe u kanë thënë atyre që grupi Muxhahidine Khalk vetëm për shkaqe humanitare po transferohet në Shqipëri, ashtu si shumë refugjatë sirianë, palestinezë, afganë etj.. Megjithëkëtë, pas transferimit të grupit terrorist Muxhahidine Khalk dhe neutralizimit të protestave të shqiptarëve kundër pranisë së këtyre, e pamë që shumë senatorë dhe politikanë amerikanë si John McCain, John Bolton dhe Rudy Giuliani kanë ardhur në Tiranë dhe kanë kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që t’i japin kompetenca anti-kushtetuese dhe anti-ligjore grupit terrorist MEK për të luftuar kundër regjimit të Iranit. Që nga viti 2017, amerikanët, sauditët, izraelitët dhe EBA u kanë dhënë mbështetje financiare grupit terrorist MEK, autoriteteve të SHISH, mediave dhe shumë organizatave të tjera joqeveritare që ta paraqesin këtë grup terrorist si “Opozitë demokratike” të Iranit. Pikërisht ato taktika të cilat më parë i kanë përdorur në Siri për ta propaganduar grupin terrorist Fronti Nusra ose ISIS apo edhe të ashtuquajturën “Ushtria Çlirimtare e Sirisë, i kanë përdorur edhe në Shqipëri për t'i paraqitur këta ish-luftëtarë terroristë si “demokratë liridashës” që do të sjellin demokraci në Iran. Nëse deri në vitin 2017, forcat anti-terror të Shqipërisë e njihnin grupin terrorist MEK si një organizatë terroriste të rrezikshme që ka forcë dhe kapacitet për kryerjen e veprimeve terroriste dhe vrasjeve, pas vitit 2018, autoritetet shqiptare të sigurisë u detyruan të pajtohen me praninë e grupit terrorist MEK dhe me veprimet e tyre të paligjshme.

TT: Departamenti Amerikan i Shtetit për çfarë arsye në mënyrë zyrtare hoqi emrin e MEK nga lista organizatave të huaja terroriste në kohën kur ky grup kishte dorë në vrasjen e shumë iranianëve?

Olsi Jazexhi: Amerikanët kanë një të kaluar të gjatë në mbështetjen e organizatave terroriste në kuadër të interesave të tyre imperialiste. Ata në të kaluarën kanë mbështetur grupet terroriste si Al Kaida, ISIS, Fronti Nusra dhe UÇS dhe shumë organizata të tjera terroriste. Pas shkatërrimit të Sirisë, Libisë, Irakut, Somalisë, Jemenit etj., lufta e ardhshme e amerikanëve dhe Izraelit është kundër Turqisë dhe Iranit që janë shtyllat e fundit të rezistencës kundër imperializmit evangjelist-sionist në Lindjen e Mesme. Amerikanët po mbështesin grupin terrorist Muxhahidine Khalk ashtu siç mbështesnin lëvizjen Gyleniste kundër Turqisë. Këto organizata janë mjete më të mira terroriste që posedojnë ata për destabilizimin e Turqisë dhe Iranit. Këto grupe të tilla janë sikur Osama bin Laden, po ai “terrorizmi i mirë” i perëndimit gjatë sulmit të ish-BRSS kundër Afganistanit.

TT: Sekti Raxhavi çfarë metode përdor për publikimin e lajmeve të rrejshme?

Olsi Jazexhi: Banda e Raxhavi nga shumë aspekte përdor lajmet e rrejshme. Ata janë mjeshtër të gënjeshtrës dhe mashtrimit. Ata përdorin internetin, rrejtët sociale si Twitter, faqet e rrejshme në internet, publikimin e materialeve dhe dhënien e ryshfetit. Kur unë në vitin 2018, shkova në Parlamentin Evropian për të dëshmuar në lidhje me grupin terrorist MEK, shumë prej deputetëve të Parlamentit Evropian na kanë treguar neve se si një shtet i ka lejuar qasje atyre brenda institucioneve të Bashkimit Evropian që ata për çdo ditë të thonë gënjeshtra kundër Iranit dhe të mashtrojnë përfaqësuesit e Evropës. Ata po shpenzojnë shumë para për të bërë propagandë kundër Iranit. Ata po u japin para gazetarëve, pronarëve dhe drejtuesve të mediave që të publikojnë lajmet e tyre të rrejshme në lidhje me Iranin dhe po u japin para shumë organizatave civile për të propaganduar tregimet e tyre të rrejshme. Grupi terrorist Muxhahedine Khalk është afruar me shumë politikanë dhe autoritete të larta të Shqipërisë si Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, dhe Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike të cilët kanë dosje të hapura për korrupsion në gjykata dhe po jetojnë me frikën e burgosjes, dhe u ka premtuar atyre mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit në rast se ata vizitojnë kampin e grupit terrorist Muxhahidine Khalk dhe lexojnë deklaratat e tyre. Ata gjithashtu përdorin edhe metodën e njollosjes. Disa pronar të kanaleve televizive dhe gazetarë që në Shqipëri kanë publikuar lajme në lidhje me krimet e grupit terrorist MEK, me një kontakt ose telefonat të komandantëve shantazhues të MEK janë detyruar të heqin lajmet e tyre, përndryshe ata janë kërcënuar nga grupi terrorist MEK se do të përballen me Amerikën. Grupi terrorist MEK gjatë viteve të kaluara ka prodhuar shumë lajme të rrejshme që një pjesë e tyre janë zbuluar nga unë dhe nga miku im gazetar Gjergji Thanasi. Grupi terrorist MEK në vitin 2018, ka pretenduar se Irani ka programuar një sulm terrorist në Shqipëri, një ngjarje kjo që ne e kemi zbuluar për media së është një lajm tërësisht i rrejshëm. Megjithëkëtë, artikujt e rrejshëm të tyre më vonë janë marrë nga mediat e mëdha të Amerikës si Fox News dhe “Washington Times” dhe janë publikuar si ngjarje të vërteta për publikun e botës.

TT: MEK si sillet me anëtarët e vet zyrtarë? Janë publikuar shumë raporte që tregojnë se ushtrohet presion i madh mbi ata që të mos dezertojnë dhe të mos kundërshtojnë.

Olsi Jazexhi: Grupi terrorist Muxhahidine Khalk është një tigër prej letre. Shumica e ushtarëve të MEK që jetojnë brenda në kampin e Manzës, e urrejnë plotësisht Marjam Raxhavi dhe dëshirojnë të largohen nga ky vend. Megjithëkëtë, organizata terroriste MEK me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë, nuk i lejon ata që të kundërshtojnë ose të heqin dorë nga veprat terroriste. Nëse një ushtar i MEK do të mund të arratisej nga kampi paramilitar i Manzës i cili po ruhet si një burg nga policia shqiptare dhe nga forcat e MEK, ata do të përballen me një jetë shumë të vështirë. Forcat anti-terror të Shqipërisë do t’i arrestojnë ata dhe do të ushtrojë presion mbi ata që të kthehen në kampin paramilitar të Marjam Raxhavi. Qeveria nuk u jep leje atyre që të punojnë. Njëkohësisht, grupi terrorist MEK i akuzon ata si agjent spiunazhi të Iranit dhe kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që t’i arrestojë dhe burgosë ata persona. Ish-ushtarët e MEK nuk posedojnë kurrfarë dokumentacioni të udhëtimit dhe nuk kanë as para për të shkuar në mënyrë ilegale në vendet e tjera evropiane. Si rezultat, nëse ata vendosin që të heqin dorë nga lufta dhe të jetojnë në paqe, ata do të përballen me uri dhe vdekje graduale. Organizata UNHCR që ka marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e këtyre refugjatëve, është e shqetësuar për veprimet e amerikanëve. Grupi terrorist MEK në Shqipëri gëzon kompetenca jashtëligjeve. Komandantët e grupit terrorist MEK nëse i torturojnë kundërshtarët ose edhe nëse i burgosin ata, policia shqiptare nuk ka kurrfarë force për të ndërhyrë dhe në realitet ka frikë të futet në kampin e Manzës për zbatimin e ligjit. Një prej shembujve të tragjedisë së atyre që dezertojnë nga kampi i Manzës është shembulli i Ehsan Bidit. Ai për shkak se kishte kundërshtuar krimet e MEK, është shpallur agjent i Iranit nga ana e Marjam Raxhavi. Grupi terrorist MEK u ka dhënë para shumë mediave që ta paraqesin atë si agjent të Iranit dhe kërcënim. MEK ka ushtruar presion mbi autoritetet shqiptare që në vitin 2019, t’i heqin atij statusin e refugjatit të UNHCR dhe me urdhër të Marjam Raxhavi, e kanë burgosur atë për një vit. Pasi ai kishte kaluar një vit në burg, me urdhër ose me ryshfet të MEK, policia shqiptare e kishin liruar atë në mënyrë të paligjshme në kufirin me Greqinë, në një vend ku ai edhe mund të vritej. Natyrisht ne dhe një grup i gazetarëve dhe deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë kemi protestuar në Tiranë kundër dëbimit të paligjshëm të tij. Marjam Raxhavi ka shumë dëshirë që t’i eliminojë fizikisht dezertorët e kampit paramilitar në Shqipëri, por megjithëkëtë ajo aktualisht nuk po e bënë këtë veprim për arsye se ka frikë nga shqiptarët dhe evropianët  dhe nuk dëshiron që opinioni publik i Evropës të vetëdijesohet për natyrën e vërtetë kriminale të sektit Raxhavi.

Aktualisht, Marjam Raxhavi po i jep ryshfet Qeverisë së Shqipërisë që t’i eliminojë kundërshtarët e vet në Shqipëri duke i varfëruar, burgosur dhe ose të terrorizojë personalitetin e tyre. Raxhavi është e detyruar t’i luftojë ata refugjatë të cilët kanë dezertuar nga kampi i grupit terrorist MEK dhe po e kundërshtojnë luftën dhe terrorizmin, për arsye se dezertimi i këtyre personave kërcënon të ardhmen e grupit terrorist MEK. Nëse Shqipëria do të mund ta kthejë sovranitetin dhe pushtetin e vet mbi kampin paramilitar të MEK, shumica e refugjatëve iranianë do të dezertojnë dhe do të dënohen krimet të cilat po kryhen për çdo ditë brenda këtij sekti terrorist.

TT: Çfarë mendoni për standardet e dyanshme të shteteve perëndimore duke përfshirë edhe Amerikën dhe disa shtete evropiane që grupet e rezistencës në Azinë Perëndimore po i quajnë “terrorist” ndërsa po mbështesin krimet e kryera nga Izraeli dhe nga grupi terrorist MEK?

Olsi Jazexhi: Kohë më parë Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në llogarinë e tij në Twitter, i është përgjigjur pikërisht kësaj pyetje. Z. Zarif ka thënë: “Fal mirësisë së Mike Pompeo, ne tani i dimë se çfarë standarde të Amerikës ekzistojnë për vendosjen ose heqjen nga lista e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Këto standarde janë marrëdhëniet me Izraelin”. Sot, shtetet perëndimore janë shndërruar në pengje të Izraelit dhe transmetimit fanatik të evangjelizmit amerikan të tyre si “popull i zgjedhur i Zotit”. Sionizmi evangjelist është bërë shkak që Perëndimi të kthehet në shekujt e Mesjetës. Qeveria e SHBA-ve ka ide mesjetare. Për këtë arsye, ata po mbështesin regjimet mesjetare siç është Izraeli ose sektet e vrasjes psikologjike siç është grupi terrorist MEK.

TT: Si një qytetar shqiptar, çfarë keni për të thënë për popullin e Iranit në lidhje me praninë e grupit terrorist MEK në Shqipëri?

Olsi Jazexhi: Unë dëshirojë t’i them popullit liridashës të Iranit se ne, populli shqiptar e duam popullin iranian. Irani është një shtet shumë i rëndësishëm në botën islame i cili po mbështet Palestinën. Ne kemi një kulturë dhe histori të ngjashëm me Iranin. Ne jemi një vend me shumicë myslimane që kemi trashëguar shumë elementë të traditave dhe kulturës iraniane. Kultura iraniane ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për vetëdijesimin dhe arsimimin e myslimanëve në Perandorinë Osmane dhe në rajonin e Ballkanit. Unë dëshirojë t’i kërkojë falje popullit të Iranit për shkak se vendi im u shndërrua në një bazë të sektit terrorist anti-iranian. Irani nuk i ka bërë kurrfarë të keqe Shqipërisë që tani të përballet me kërcënimin e grupit terrorist Muxhahidine Khalk nga ana jonë. Shpresoj se iranianët ta kuptojnë se ne nuk e duam grupin terrorist MEK. Organizata terroriste MEK po kërcënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe ky grup i është imponuar Shqipërisë nga ana e amerikanëve. MEK në vendin tonë ka kompetenca mbikombëtare dhe po sillet me Shqipërinë si me një vend të pushtuar. Që nga koha e ardhjes së grupit terrorist MEK në Shqipëri, është rrezikuar siguria, sovraniteti dhe demokracia e Shqipërisë. Shumë fqinjë evropianë për shkak të pranisë së grupit terrorist MEK, po e shikojnë Shqipërinë me frikë dhe me kujdes të madh. Grupi terrorist MEK me ryshfet dhe shantazhim, i ka detyruar shumë gazetarë, media dhe politikanë shqiptarë që të mbështesin veprimtarinë e tyre të paligjshme. Irani dhe aleatet si dhe partnerët tanë evropianë duhet të bashkëpunojnë për ta shpëtuar Shqipërinë dhe Evropën nga kërcënimi i terrorizmit dhe i organizatave ekstremiste. Grupi terrorist Muxhahidine Khalk duhet të shpërbëhet dhe të çrrënjoset dhe duhet të detyrohet ta pranojë paqen, demokracinë dhe ligjet ndërkombëtare.

Tags