Mars 02, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Albin Kurti në Lezhë: Shqipëria e Kosova duhet të bashkërendohen drejt afrimit

Albin Kurti, anashkaloi politikën dhe institucionet shqiptare ndërsa u shfaq në Lezhë për të përkujtuar 577 vjetorin e Besëlidhjes së 2 Marsit 1444 me në krye Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Krah tij nuk ishte asnjë përfaqësues qëndror apo lokal i Shqipërisë, por ishin rreshtuar politikanë nga trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërore, si  Ziadin Zela, Nik Gjeloshaj dhe Shait Kamberi. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës nuk nguroi të jepte edhe një mesazh politik për Shqipërinë, teksa mori në krah kandidatin e Vetëvendosjes në Lezhë për 25 prillin. “Duhet të ndjekim pishtarin që është bartur gjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të përfaqësohet me njerëzit më të mirë dhe në këtë mënyrë krizën e shumëfishtë qe e ka pllakosur ta bëjë me zhvillim e përparim të gjithanshëm. Sot këtu te flamuri kombëtar te Besëlidhja e Lezhës zotohemi për angazhim të përhershëm”, nënvizoi Kurti. Përfaqësuesit e shtetit e politikës shqiptare e përkujtuan 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës me postime në rrjetet sociale.

 

Tags