Mars 15, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Hamasi, OBI, Kryeministri i Palestinës dënojnë vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) kanë kritikuar Kosovën për hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalemin e pushtuar.

Në një njoftim për shtyp të hënën, zëdhënësi i Hamasit Hazem Kasem tha se masa e Kosovës ishte në shkelje të plotë të rezolutave ndërkombëtare dhe konsideratave humanitare, njoftoi Qendra Palestineze e Informacionit. Vendimi i Kosovës, një shtet i njohur pjesërisht dhe një territor i diskutueshëm në Evropën Juglindore, tregoi një paragjykim të qartë në favor të Izraelit, tha ai. Zyrtari i Hamasit tha se Kosova ishte inkurajuar të merrte një vendim të tillë pas normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin. Kasem gjithashtu theksoi se Jeruzalemi al-Kuds do të mbetet palestinez dhe identiteti i tij arab nuk do të fshihet kurrë. Në një deklaratë të hënën, Sekretariati i Përgjithshëm i OBI dënoi Kosovën dhe Republikën Çeke për hapjen e misioneve të tyre diplomatike në Jeruzalemin e pushtuar, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve palestineze Wafa. Ky akt i paligjshëm "shkel ligjin ndërkombëtar dhe të gjitha rezolutat përkatëse të OKB, veçanërisht rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila ndalon krijimin e misioneve diplomatike në qytetin e okupuar", tha ajo. Ndërkohë, të hënën, kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh denoncoi vendimin e Kosovës dhe Çekisë për të hapur misionin e tyre diplomatik në Izrael, njoftoi Wafa. Kryeministri palestinez tha se kosovarët në mënyrë efektive e kishin njohur qytetin e okupuar si ‘kryeqyteti’ i Izraelit në kundërshtim të dukshëm me ligjin ndërkombëtar.

 

Tags