Qershor 22, 2022 07:33 Europe/Tirane
  • Rritet ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Numri i rasteve me COVID-19 ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 805 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 219 qytetarë në këto bashki: 143 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar. Janë 829 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Tags