Shtator 23, 2022 15:26 Europe/Tirane

Ish-presidenti i kroacisë Stjepan Mesić nga Vlora ka folur në lidhje me një sërë çështjesh që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Mesic tha se Kosova është shtet i pavarur dhe ky realitt është i pakthyeshëm. Ish-presidenti kroat tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen vetëm në Bashkimin Evropian.

Kosova është shtet i pavarur dhe ky realitet është i pakthyeshëm,"- Ky ishte mesazhi që i dërgoi Serbisë, nga Shqipëria Stipen Mesiç ish-president i kroacisë, vendi që nisi shpërbërjen e ish-Jogusllavisë.

"Sa i përket Kosovës, kjo është një çështje teknike. Kosova është fakt tanimë dhe nuk do të ketë ndryshime. Por askush nuk e gjykon në Serbi që ta shprehë këtë gjë hapur. Politikanët serbë do ta kuptojnë se as Serbia nuk mund të shkojë më në Kosovë, e as Kosova në Serbi," tha ai.

Kur të gjithë vendet të kuptojnë këto realitete të pandryshueshme, Mesiç thotë se e ardhmja e rajonit tonë është në Bashkimin Evropian, pavarësisht se këto shtete janë lodhur nga pritja.

"Unë jam një luftëtar i madh, për një bashkim sa më të gjerë europian. Evropa duhet të bashkohet pasi vetëm një Evropë e unifikuar mund të jetë një lojtar I mire në raport me Amerikën, dhe Kinën.  Evropa e Bashkuar ka rëndësi edhe për një arsye tjetër, pasi të gjitha shtete e Evropës duhet t’i hapin kufijtë e tyre dhe nuk do të ketë më motive për luftë," tha ai.

Si një lojtar i rëndësishëm kur Ballkani po përjetonte luftëra të përgjakshme, Mesiç thotë se agresioni i nisur nga Rusia në Ukrainë është i pakuptimtë, dhe se marrëveshja e paqes duhet të arrihet në Organizatën e Kombete të Bashkuara.

"Nuk është dashur që të nisë kjo luftë, ashtu siç SHBA nuk lejon që raketat nukleare të hynin në këtë luftë, ashtu ajo luftë duhet të shmanget, askush nuk e arsyeton atë agreson. Ky problem duhet të zgjidhet me marrëveshje, në kombet e bashkuara," tha ai.

Ish–presidenti kroat që ka ushtruar edhe detyrën e presidentit të ish-Jogusllavisë nga Vlora tha se përtej të gjithave Evropa dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë në kohë paqeje, pasi asnjëra nuk mundet pa tjetrën.

Tags