Dhjetor 14, 2019 21:01 Europe/Tirane
  • Vuçiq nuk mund ta mohojë se djemtë e UÇK-së e kanë përzënë nga Kosova

Në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Aleksandër Vuçiq dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë që djemtë e UÇK-së i kanë përzënë ata nga Kosova.

Në akademinë përkujtimore kushtuar 41 dëshmorëve të kësaj brigade, kryeministri ka thënë se shqiptarët nuk mund të thyhen nga askush, e këtë e dëshmon më së miri vepra e komandant Mujë Krasniqit. Kryeministri i Kosovës i dërgoi porosi presidentit serb Aleksandër Vuqiq, i cili ditë më parë shprehu mohim për masakrën e Reçakut, duke i thënë se nuk e mohon dot faktin që ushtarët e UÇK-së e kanë përzë nga Kosova. “Vuçiqi, edhe kolegët e tij, Vulini e Daçiqi e të tjerë e mohojnë Reçakun, por një gjë nuk mund ta mohojnë, djemtë e UÇK-së e kanë përzënë prej Kosovës, pra edhe Milloshin edhe Vuçiqin edhe krejt. Tash ai prej atje le t’i mohon, por a mund ta mohojë këtë, që dikur këtu ka qenë ai këmbëkryq, nuk është më. Kush mundohet me thy shqiptarin, le të mëson pak prej historisë, nuk ka kush që e thyen shqiptarin, nuk ka mundur kurrë askush me lëkundë shqiptarin në të drejtën e vet", tha Haradinaj, i cili u shpreh i bindur se shqiptarët, kudo që janë, jo vetëm në Kosovë, do të ecin çdo herë me hapa përpara armiqve.

 

Tags

Komente