Shkurt 14, 2020 14:34 Europe/Tirane
  • Kanadaja në konferencën e donatorëve, Trudeau: Jemi angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë

Kanadaja do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimit. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri kanadez gjatë takimit me homologun shqiptar Edi Ramma në Mynih, të cilët marrin pjesë në konferencën e sigurisë.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, po shfrytëzon takimet gjatë konferencën e sigurisë në Mynih, për të kërkuar mbështetjen e shteteve pjesmarrëse për të ndihmuar vendin tonë në procesin e rindërtimit.

Edi Rama mori edhe konfirmimin e homologut kanadez për pjesmarrjen e shtetit të tij në konferencën e donatorëve që do të mbahet të hënën në Bruksel.

Justin Trudeau: Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt.

I entuziasmuar nga prania e Kanadasë në takimin e procesit të rindërtimit, Edi Rama harroi edhe protokollin.

Edi Rama: Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. randaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar

Justin Trudeau: Ne i ndërrojmë gjithmonë anët e flamujve.

Më herët Kryeministri Rama takoi edhe homologun e tij të Kuvajtit.

Tags

Komente