Shkurt 14, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Për herë të parë Kurti e Vuçiq ulen së bashku në një panel

Ka nisur Konferenca e Sigurisë, e cila po mbahet në Munih të Gjermanisë – një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ulen së bashku në një panel. Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit diskutues me temën “Ndërtimi i qëndrueshmërisë shoqërore në fqinjësinë evropiane”. Në këtë panel diskutimi ai tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë institucionet e forta dhe jo burrat e fortë. Kyeministri Kurti ka thënë se në Ballkan më i integruar është sektori i mafias. “Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”, ka deklaruar Kurti. Po ashtu në panel do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell, por jo edhe Thaçi. Në këtë konferencë po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Mësohet se ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

 

Tags

Komente