Shkurt 16, 2020 17:52 Europe/Tirane
  • Akademiku serb: Krejt kjo që po ndodh tani është paralajmërim për njohjen e Kosovës

Akademiku serb Dushan Kovaçeviq ka thënë se krejt kjo që po ndodhë rreth Kosovës, tregon se zgjidhja e kësaj çështje po i afrohet fundit.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic”, akademiku serb deklaroi se këtë vit dhe vitin e ardhshëm priten ngjarje shumë të rëndësishme. “Ajo që po ndodh rreth Kosovës duhet të merr fund dhe po i vije fundi. Dhe kushdo që tregon interesim për Serbinë, dhe ndërkohë mendon sadopak, e sheh se po hyjmë në zgjidhjen përfundimtare”, ka thënë akademiku Kovaçeviq.“Të gjitha këto propozime që po ndodhin tani – për hapjen e linjat ajrore, hekurudhore, përfundimi i  autostradës …, sido qofshin të ambalazhuara, në thelb janë tregues i propozimit për njohjen e Kosovës”.“Do të jetë diçka që do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër, si një ultimatum. Dhe kjo ma kujton vitin 1914 [aludon në fillimin e Luftës së Parë Botërore]”, tha akademiku Kovaçeviq. Të përkujtojmë se më 28 korrik 1914 filloi Lufta e Parë Botërore e cila zgjati deri më 11 nëntor 1918. Ishte konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane).

 

Tags

Komente