Shkurt 17, 2020 18:34 Europe/Tirane
  • Shqipëria mbledh mbi 1 miliard euro për rindërtimin, Rama citon Kuranin: Njerëzimi është një komb i vetëm!

Shqipëria ia ka dalë me sukses të mbulojë jo vetëm mbulojë të gjithë faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, por ta tejkalojë atë.

Mbi 100 shtete dhe institucione financiare nga e gjithë bota të mbledhura në Bruksel dhuruan 1.15 miliard euro në formë grantesh, huash dhe projektesh. "Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot. Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliard euro" tha  Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në mbyllje të konferencës. "Shtetet anëtare kanë ndërmarrë një angazhim të madh. Komisioni Evropian vetëm, angazhon 100 mln euro për rindërtimin e Shqipërisë nga buxheti i BE-së. Kjo përtej 15 mln euro që unë deklarova në dhjetor, ku nuk përfshihen kontributet e shteteve anëtare. Ju ftoj që të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë që të ngrihet në këmbë shpejt"  u shpreh presidentja e KE-së,  Ursula Von der Leyen. Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve në Bruskel me falënderime në disa gjuhë të botës. Në emër të popullit shqiptar, ai i kërkoi vendeve anëtare të BE, por jo vetëm që ta ndihmojnë Shqipërinë në procesin e rindërtimit. Ai citoi edhe Kuranin duke thënë: Njerëzimi është një komb i vetëm!

 

Tags

Komente