Shkurt 18, 2020 17:04 Europe/Tirane
  • Vuçiq: Një shtet i madh dhe i fuqishëm evropian i kërkoi Prishtinës vendosjen e taksës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një shtet i madh dhe i fuqishëm i Evropës i ka kërkuar Prishtinës që të vendoset taksa për mallrat nga Serbia, me qëllim që Serbia të braktisë dialogun që sipas tij asokohe po shkonte drejt një zgjidhjeje kompromisi që Serbia ta “merr” veriun e Kosovës dhe Anamoravën.

“Është bërë që Serbia të braktisë dialogun dhe të shkatërrohet çfarëdo plani që Serbia të fitojë diçka… të mos mund të kërkojë veriun dhe Anamoravën. Këtë nuk e kam ditur menjëherë, por tani të gjitha i di. Fjala është për një shtet të fuqishëm”, tha Vuçiq gjatë një interviste dhënë në televizionin Happy, duke mos zbuluar saktësisht për cilin shtet bëhej fjalë. Sipas tij e tërë bota ishte kundër taksës, madje amerikanët sipas këndvështrimit të tij ishin më të zëshëm sesa evropianët, por beson se vendosjen e taksës e kishte kërkuar një shtet evropian. Vuçiq gjithashtu tha se një vend ka këmbëngulur për një marrëveshje për energjetikën me Prishtinën, me qëllim që të marrin para, pasi sipas tij vetëm kjo kishte rëndësi për ata, e jo Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Ai ka deklaruar se Serbia ka humbur rastin të arrijë një marrëveshje kompromisi me Prishtinën, dhe se për këtë duhet të paguaj çmimin.

 

Tags

Komente