Mars 26, 2020 09:52 Europe/Tirane
  • Rrëzohet qeveria Kurti

Pas 12 orësh punime Kuvendi i Kosovës votoi mocion e votëbesimit duke rrëzuar qeverinë Kurti.

Të pranishëm në Kuvend ishin 117 deputetë. Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar pro 82 deputetë, 36 ishin kundra dhe një prej tyre abstenoi. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani votoi kundra mocionit. Mocioni ishte iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që për rreth dy muaj bashkë qeverisi me Lëvizjen Vetëvendosje. Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu u bë shkak për ngritjen e mocionit Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti. Ky vendim nga Kurti është bërë sonte pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi qeverinë e tij. “Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruhet në komunikatën për media. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua me 82 vota pro në mocionin e mosbesimit. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se mocioni vërtetoi se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë. Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Tags

Komente