Mars 31, 2020 20:54 Europe/Tirane
  • “Nuk ndjehet mirë”: Vuçiq do t’iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez kanë treguar sot masat e fundit që do të marrin për të shpëtuar ekonominë në Serbi, e cila është goditur nga epidemia e coronavirusit.

Sipas mediave serbe, në fjalën e tij, Mali tha se masat duhej të ishin paraqitur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, por se ai aktualisht nuk po ndihet mirë.“Ky program është dashur të prezantohet nga Presidenti Vuçiq, por ai nuk po ndjehet mirë dhe do t’i drejtohet publikut në 48 orët e ardhshme”, citohet të ketë thënë Sinisha Mali. Po sipas mediave serbe, ministri serb i Financave ka falënderuar presidentin serb për siç ka thënë “vizionet e Vuçiqit nga viti 2014 që lehtësuan ndjeshëm pozicionin e Qeverisë në situatën aktuale”. “Shumë faleminderit Vuçiqit i cili nuk është këtu me ne për arsye shëndetësore…”, ka thënë ndër tjerash Mali. Megjithatë, ministri serb nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me shëndetin e presidentit Vuçiq.

 

Tags

Komente