Prill 10, 2020 12:07 Europe/Tirane
  • Virusi vazhdon të shkaktojë viktima në Kosovoë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë të prekur me koronavirus vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dhe po trajtohen me ventilim mekanik.

Përveç tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi.

Në Klinikën Infektive deri të premten janë hospitalizuar 44 pacientë, prej tyre 40 të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi derisa për katër të tjerë priten rezultatet.

Pacientët tjerë është thënë se janë në gjendje stabile.

Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me COVID- 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Tags

Komente