May 27, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • MEK, djalli që jeton në Tiranë

Di të më parë gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ka publikuar një raport të hollësishëm në lidhje me aktivitetin e sektit Raxhavi në Gjermani dhe në Evropë.

Në vazhdim po sjellim tekstin e plotë të këtij raporti nga kjo gazetë gjermane.

Terroristë apo demokratë? Shqipëria u bë vend i jetës së 2500 anëtarëve të grupit terrorist Muxhahidine Khalke Iran i njohur shkurtesën MEK. Qëllimi i tyre është rrëzimi i sistemit shtetëror të Iranit. Ata kanë arritur të krijojnë lidhje të mira edhe me Parlamentin e Gjermanisë.

Që nga themelimi i sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit 41 vite më parë, opozitarët e këtij sistemi shtetëror janë strehuar në vendet e tjera dhe që nga ajo kohë, ata vazhdimisht bëjnë përpjekjet për rrëzimin e sistemit shtetëror në Iran. Ekzistojnë disa grupe që veprojnë si opozitarë të Republikës Islamike të Iranit jashtë vendit. Një prej grupeve më të mëdha është grupi i ashtuquajtur "Muxhahidine Khalk" për të cilin thuhet se mbi 2500 anëtarët e këtij grupi tani jetojnë në një kamp në Shqipëri. Sipas atyre, ata dëshirojnë nga Republika Islamike të krijojnë një "shtet demokratik". Ata kanë arritur të fitojnë mbështetje të politikanëve të ndryshëm amerikan, gjithashtu edhe të disa anëtarëve të Parlamentit të Gjermanisë siç është rasti politikanit të partisë CDU, Martin Patzelt për një ndryshim të tillë të sistemit shtetëror të Iranit.

Anëtarët e grupit terrorist MEK në Bruksel dhe Berlin po zhvillojnë një aktivitet lobimi të ngjeshur. Ata mblidhen para godinave shtetërore dhe vazhdimisht takohet me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. Martin Patzelt në këtë mënyrë është njohur me këtë organizatë dhe aktualisht është anëtar i bordit drejtues të "komitetit për solidaritetin e Gjermanisë me një Iran të lirë" i cili përfaqëson interesat e MEK në Gjermani. Emri MEK është i njohur për Parlamentin e Gjermanisë. Patzelt si anëtar i komisionit për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Gjermanisë, ka prezantuar emrin e këtij grupi. Edhe politikanët e tjerë gjermanë mbështesin këtë shoqatë që ndodhet në Vilmerdorf të Berlinit, si anëtar të bordit drejtues dhe këshilltarë. Rita Süssmuth ish-ministre dhe gjithashtu ish-kryetare e Parlamentit të Gjermanisë, dhe Otto Bernhardt, anëtar i bordit drejtues të fondacionit "Konrad Adenauer", janë prej politikanëve të tillë. Këta politikanë si shkrimtarë mysafir, shkruajnë artikuj për MEK në gazetat gjermane dhe me artikujt e tyre ua tërheqin vëmendjen publikut për grupin MEK në Shqipëri si persona "të dëbuar" nga vendi, organizojnë konferenca dhe zhvillojnë takime me iranianët në Shqipëri. Patzelt, deputet i Parlamentit të Gjermanisë, në një intervistë me gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung", thotë se ai ka qëndrime të njëjta me grupin MEK.

Kjo është një lidhje e çuditshme. MEK është një përzierje e ideve islamiste dhe komuniste. Ata persona që largohen nga kjo organizatë, tregojnë për torturat dhe poshtërimet që bëhen në këtë organizatë. Gazeta britanike "The Guardian" së fundi ka biseduar me dhjetëra persona të cilët janë larguar nga kjo organizatë dhe ka njoftuar se këto persona kanë pësuar shpëlarje truri. Atje është një organizatë e ngjashme me një sekt shumë të rrezikshëm nën drejtimin e Marjam Raxhavi dhe burrit të saj sipas të gjitha gjasave të vdekur, të cilën e ka mbajtur gjallë Raxhavi. Marjam Raxhavi e drejton këtë grup nga Parisi. Ajo e quan veten kryetare të parlamentit të iranianëve jashtë vendit.

Patzelt thotë: "Kjo organizatë nuk është një sekt, por është një komunitet murgjish".

Në kampin e tyre në Shqipëri, grat dhe burrat jetojnë në mënyrë të ndarë. Një ish-pjesëtar i këtij grupi, ka thënë për gazetën angleze: "Në mbrëmje mblidhen disa grupe të vogla nën drejtimin e një komandanti për "mësim ideologjik" dhe për pendim për ndjenjat seksuale. Ndërgjegjja përdoret për krijimin e turpërimit. Nganjëherë komandanti thoshte: "Nëse do të keni ndjenja seksuale për çdo ditë, si do të çlironi popullin e Iranit?". Kontakti me të afërmit dhe posedimi i celularit është tërësisht i ndaluar. Megjithëkëtë ata pretendojnë se nuk janë të ndarë nga bota. Ata me dhjetëra mesazhe propaganduese publikojnë gjatë ditës në rrjetet sociale. Patzelt nuk mund ta kuptojë këtë akuzë që MEK është një sekt. Ai gjendjen e tyre e konsideron të ngjashme me jetën e përbashkët të murgjve, të cilët i janë dorëzuar "luftës për Iranin" dhe respektimit të një disipline të ashpër.

Që nga viti 2013, pas sulmeve të ndryshme në Irak, atje nuk mbeti vend për MEK-un. Me ndihmën e OKB, Amerikës dhe Arabisë Saudite, grupi MEK deri në vitin 2016, u transferuar në një vend mysliman në Ballkanin Perëndimor. Nuk dihet asgjë zyrtare në lidhje me detajet e marrëveshjeve në këtë drejtim. Thuhet se Shqipëria nën presionin e ndërmjetësimit të Uashingtonit, ka hyrë në pazarllëk dhe ka marrë një ndihmë me miliona dollarë. Më parë i ishte kërkuar Rumanisë një gjë e tillë, por ajo nuk kishte pranuar. Ekspertët dhe analistët në Shqipëri besojnë pa kurrfarë dyshimi se autoritet politike për shkak të pranimit të MEK, kanë marrë ryshfet. Në Shqipëri, korrupsioni është shumë i përhapur. Shqipëria ndodhet në pozitën e 106 nga 180 vende nga aspekti indeksit të korrupsionit.

Për shumë qytetarë të Shqipërisë, MEK konsiderohet një problem serioz.

Nga ana tjetër Martin Patzelt thekson se arsyeja e pranimit të MEK në Shqipëri, është mikpritja e shqiptarëve. Ai në vitin 2018 së bashku me Rita Süssmuth, politikanen e partisë CDU, kanë vizituar kampin e MEK në Shqipëri. Atje Patzelt ka kërkuar dhënien fund të "diktaturës fetare në Iran", sipas tij. Në Manzë, rreth 30 kilometra larg Tiranës, grupi MEK jeton në një ish-zonë të një universiteti, siç thotë gazeta gjermane. Askush nuk mund të hyj në këtë kamp. Dy roje nga një kompani private të sigurimit qëndrojnë te porta. Nga pamja e jashtme, objektet duket të thjeshta dhe të përkohshme: beton, hekur dhe perde. Thuhet se brenda në këtë kamp ndodhet një spital, një punishte e drurit dhe një sallon i kompjuterëve. Kërkesa jonë për intervistë, mbeti pa përgjigje.

Një gazetar dhe hulumtues shqiptar i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë: "Askush në vendin e tij nuk e pranon një grup i cili mund të kryejë sulme terroriste. Ju kurrë nuk mund ta dini se kur mund të aktivizohen pjesëtarët e këtij grupi". Ai thotë se nuk është aspak e vështirë që muxhahidinët të kapin armët në dorë, sidomos në Shqipëri.  

Në mesin e pjesëtarëve të MEK gati nuk ka asnjë nën moshën 50 vjeçare. Grupi MEK për shumë vite ka qenë në listën e grupeve terroriste në Amerikë dhe Evropë. Thuhet se në mesin e pjesëtarëve të MEK ka edhe të shkolluar nëpër universitete, inxhinierë e mjekë të cilët sipas tyre, shumë vite më par i janë bashkuar këtij grupi. Sipas të gjitha gjasave veprimet e tyre militante, mund të kontrollohen. Nga aspekti politikë, grupi MEK nuk gëzon kurrfarë mbështetje në Iran. Disa ekspert të çështjeve politike thonë se grupi MEK në Iran është një grup shumë i urryer. Edhe vetë Patzelt nuk mendon se ekziston mundësia për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.

Për shumë shqiptarë, grupi MEK konsiderohet një problem shumë serioz dhe i përhershëm në vendin e tyre. Prania e grupit terrorist MEK ka shumë kohë që ka shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike me Teheranin. Ambasadori i Iranit në dhjetor të vitit 2018, u detyrua të largohet nga Shqipëria. Ministri i jashtëm i Shqipërisë arsyen e këtij veprimi e ka konsideruar "njollosjen e sigurisë kombëtare". Në janar të vitit 2020, qeveria e Shqipërisë ka larguar edhe dy diplomatë të tjerë iranianë. Ata janë akuzuar për organizimin e sulmeve kundër grupit MEK dhe për lidhje me gjeneral Kasem Solejmani, ish-komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka mirëpritur këtë veprim të qeverisë shqiptare dhe njëkohësisht ka paralajmëruar: "Qeveria e Iranit po vazhdon të përdor institucionet diplomatike në Evropë dhe në vende të tjera për veprime destruktive".

Shqipëria e ka vlerësuar pozitivisht vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe tërësisht qëndron përkrah Uashingtonit. Rruga "Georg Bush" në Tiranë tregon lidhjen miqësore të thellë mes këtyre dy vendeve. Nga ana tjetër, Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, së fundi Shqipërinë e ka përshkruar si një vend të vogël, por shumë djallëzor në Evropë në të cilin amerikanët në mënyrë të përbashkët po kryejnë veprime me tradhtarët iranianë. Grupi MEK për Iranin konsiderohet një grup terrorist. Ndërsa situata qëndron ndryshme me Shtëpinë e Bardhë. Avokati persona i Donald Trump, Rudy Giuliani dhe ish-këshilltari i tij John Bolton, kanë marrë pjesë shumë herë në tubimet e grupit MEK dhe kanë mbajtur fjalime para tyre. Giulian në fillim të vitit 2020, në një intervistë me gazetën "Daily 20" ka thënë: "Unë jam një prej atyre që besojmë se në Iran duhet ndryshuar sistemi shtetëror". Për grupin terrorist MEK zgjedhja e Trump si president i SHBA, konsiderohej një dhuratë nga qielli. Megjithëkëtë, gjendja e tyre nuk ka ndryshuar asgjë.

 

 

Tags

Komente