Korrik 08, 2020 20:25 Europe/Tirane

Mijëra serbë protestuan pasi presidenti Aleksandër Vuçiq vendosi të rikthejë shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd. Turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë. Qytetarët fajësojnë presidentin Vuçiq për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend. Pas ndërhyrjes së forcave te policisë me gaz lotsjellës, protestuesit reaguan duke hedhur predha, gurë, shishe dhe vezë. Ata i vunë flakën disa automjeteve të policisë. Të paktën 20 persona kane mbetur te plagosur. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media që e mbajti pas shpërthimit të trazirave të mbrëmshme në Beograd tha se, “ka argumente që shërbime të caktuara nga rajoni janë të përfshira”. “Ekstremistë të krahut të djathtë e kanë organizuar sulmin ndaj Parlamentit të Serbisë”, tha Vuçiq. Ndërkaq, grupet e ekstremit të djathtë në Serbi janë të lidhur ngushtë me Moskën zyrtare. Vet Vuçiqi deklaroi se në trazira ka pasur edhe rusë. Lidhur me reagimin e policisë, ai ka thënë se, “policia, gjatë shfaqjes së dhunës më gurë dhe zjarrëvënies së objekteve njëherë ka duruar, mirëpo dikur është dashur që të reagojë”. Presidenti Aleksandar Vuçiq, e konsideroi gjendjen alarmante dhe kritike ndërsa të martën u raportuan 13 viktima nga Covid-19. Në vendin me 8.7 milionë banorë, rreth 17 mijë persona janë të infektuar dhe 330 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

 

Tags

Komente