Shtator 08, 2020 09:13 Europe/Tirane
  • BE paralajmëron Serbinë dhe Kosovën për zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalemin e pushtuar

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar zyrtarë në Serbi dhe Kosovë se hapja e një ambasade në Jeruzalem mund të dobësojë shanset e tyre për t'u bashkuar me BE.

"Askush nga anëtarët e BE nuk ka një ambasadë në Jeruzalem dhe çdo veprim diplomatik që vë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të anëtarëve të BE mbi Jeruzalemin, do të jetë veprim për të ardhur keq dhe shqetësues" tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano në një deklaratë të hënën, sipas AFP. Vendimi i Serbisë vjen ndërsa Bashkimi Evropian i qëndron zotimit për një "zgjidhje me dy shtete me kryeqytet Jeruzalemit" dhe ka një zyrë përfaqësuese në Tel Aviv. Kjo është arsyeja pse Brukseli pret që anëtarët e tij, përfshirë Serbinë, të harmonizojnë politikat e tyre me ato të Bashkimit Evropian.  Në fund të bisedimeve me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në prani të Presidentit të SHBA Donald Trump në Uashington të Dielën, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia do të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem në janar 2021. Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmed Abu al-Gheit më parë ka dënuar vendimin e Serbisë për të zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalemin e pushtuar dhe shprehu neveri të fortë me këtë veprim. Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Saeb Erekat, gjithashtu kundërshtoi masën e Serbisë.

Tags

Komente