Shtator 08, 2020 21:33 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Ofendimi i Profetit, është komplot i Amerikës dhe sionizmit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh të tij ka dënuar ofezën e fundit ndaj profetit të nderuar të islamit (savs) nga një gazetë franceze.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në këtë mesazh tha se, mëkati i madh dhe i pafalshëm i një gazete franceze në ofendimin e figurës së ndritur dhe të shenjtë të hazretit Muhamed (savs), edhe një herë tregoi mërinë dhe irritimin dashakeq të aparatit politik dhe kulturor të botës perëndimore kundër islamit dhe shoqërisë islame. Ajetollah Khamenei shtoi: preteksti i lirisë së shprehjes i cili është përdorur nga politikanët francezë për të mos dënuar këtë veprim kriminal të madh është krejtësisht i papranueshëm, i gabuar dhe mashtrues. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera tha se politikat e thella anti-islame të sionistëve dhe qeverive arrogante janë shkaktarë të të tilla lëvizjeve armiqësore, të cilat shfaqen herë pas here. Kjo lëvizje në një kohë si kjo, mund të ketë për qëllim të devijojë vëmendjen e popujve dhe të qeverive në Azinë Perëndimore nga planet e turpshme dhe kurthet e Amerikës dhe regjimit sionist në rajon. Ajetollah Khamenei theksoi se popujt myslimanët sidomos në vendet e Azisë perëndimore, përveçse duhet të ruajnë inteligjencën dhe vigjilencën në çështjet e rajonit, nuk duhet të harrojnë kurrë armiqësitë e politikanëve dhe krerëve perëndimorë ndaj islamit dhe myslimanëve. Gazeta Charlie Hebdo ditën e martë ribotoi karikaturën ofenduese ndaj profetit të nderuar të islamit (savs).

Tags