Shtator 09, 2020 21:29 Europe/Tirane
  • Nesër populli iranian proteston në përgjigje të veprimit fyes ndaj Profetit (savs)

Nesër në një tubim proteste, populli iranian do të reagojë ndaj fyerjes që një revistë franceze i bëri Profetit të Shenjtë hazretit Muhamed (savs).

Revista franceze Charlie Hebdo në një akt të pacipë ribotoi kohët e fundit karikaturën e diskutueshme ofenduese kundër Profetit të Shenjtë të Islamit (savs). Sipas IRNA, "Nusratullah Lotfi", nënkryetari i Këshillit Koordinues të Organizatës për Propagandë Islamike të Iranit, pasi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik lëshoi ​​një mesazh që dënonte fyerjen ndaj Profetit të Shenjtë (savs) tha se të mërkurën se, grupe të ndryshme njoftuan gatishmërinë e tyre për të marshuar dhe protestuar dhe nesër (të enjten) tubimet janë planifikuar të mbahen në të gjithë  Iranin Islamik për të fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe regjimin sionist. Lotfi, ndërkohë, sqaroi se tubimi protestues i popullit iranian do të mbahet duke respektuar distancimin social. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh të tij ka dënuar ofezën e fundit ndaj profetit të nderuar të islamit (savs) nga një gazetë franceze. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në këtë mesazh tha se, mëkati i madh dhe i pafalshëm i një gazete franceze në ofendimin e figurës së ndritur dhe të shenjtë të hazretit Muhamed (savs), edhe një herë tregoi mërinë dhe irritimin dashakeq të aparatit politik dhe kulturor të botës perëndimore kundër islamit dhe shoqërisë islame. Ajetollah Khamenei shtoi: preteksti i lirisë së shprehjes i cili është përdorur nga politikanët francezë për të mos dënuar këtë veprim kriminal të madh është krejtësisht i papranueshëm, i gabuar dhe mashtrues. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera tha se politikat e thella anti-islame të sionistëve dhe qeverive arrogante janë shkaktarë të të tilla lëvizjeve armiqësore, të cilat shfaqen herë pas here. Kjo lëvizje në një kohë si kjo, mund të ketë për qëllim të devijojë vëmendjen e popujve dhe të qeverive në Azinë Perëndimore nga planet e turpshme dhe kurthet e Amerikës dhe regjimit sionist në rajon.

Tags

Komente