Shtator 12, 2020 10:55 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Arrogantët kanë një armiqësi të thellë me Profetin e Islamit (paqja e Allahut)

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit i përshkroi fyerjet arrogante ndaj Profetit të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të) si një shenjë e armiqësisë së tyre të thellë me mesazhin e dashurisë dhe mëshirës së të Dërguarit të Zotit.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane, "Muhamed Bagher Ghalibaf", Kryetari i parlamentit Islamik të Iranit, në reagim ndaj fyerjes së medias franceze ndaj Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të) deklaroi se fyerja ndaj Profetit të Islamit tregoi edhe një herë armiqësinë e rrënjosur thellë të kriminelit arrogant me mesazhin e dashurisë dhe mëshirës së të Dërguarit të Zotit në të gjithë botën. Ghalibaf shtoi se myslimanët e botës do ta dënojnë unanimisht këtë mëkat të pafalshëm dhe të ndyrë dhe do të zbulojnë komplotin e armiqve të drejtësisë dhe njerëzimit. Revista franceze Charlie Hebdo në një akt të pacipë ribotoi kohët e fundit karikaturat e diskutueshme fyese në lidhje me Profetin e Shenjtë të Islamit (paqja e Allahut).

Tags

Komente