Shtator 12, 2020 21:29 Europe/Tirane
  • Operacionet e Gardës Revolucionare kundër grupeve anti-revolucionare në rajonin e Kurdistanit irakian

Ditët e fundit, baza Hamzeh Sejed al-Shuhada (as) e trupave të gardës së revolucionit islamik (IRGC) ka sulmuar selinë e grupeve anti-revolucionare në rajonin e Kurdistanit të Irakut në një operacion me artileri, raketa dhe dronë.

Gjeneral Brigade Ismail Khalilzadeh tha: "autoriteti i forcave të armatosura iraniane në përballjen efektive me grupet terroriste anti-revolucionare i pengoi ata të ndërmerrnin veprime ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit." Gjeneral brigade Khalilzadeh vuri në dukje se arroganca globale, duke organizuar dhe dërguar elementë brenda në Iran, ka vendosur në axhendën e tij planin dashakeq të vrasjes së njerëzve revolucionarë dhe shtoi: Operacioni i fundit i Gardës Revolucionare ishte një përgjigje ndaj së keqes anti-revolucion pas një atentati të kryer në provincën Kurdistan. Zëvendës Komandanti i Operacioneve Hamzeh Sejed al-Shuhada (AS) shtoi: "Në operacionet e ditëve të fundit, selia anti-revolucionare u shkatërrua plotësisht dhe gjithashtu një numër i grupeve terroriste që ishin vendosur në kufirin Turko-Iran me qëllim krijimin e mosmarrëveshjeve u vunë në shënjestër. Gjeneral brigade Khalilzadeh theksoi se në operacionin e fundit ndaj keqbërësve anti-revolucionarë, ata patën viktima të konsiderueshme dhe një sasi e madhe pajisjesh, përfshirë eksplozivë, u zbulua në selinë e tyre. Ai shtoi: Mesazhi i trupave të gardës revolucionare për elementët e lidhur të grupeve anti-revolucionare është se nëse ata vazhdojnë mizoritë e tyre, selia e tyre përtej kufirit do të jetë në shënjestër të operacioneve të artilerisë së IRGC.

Tags

Komente