Shtator 17, 2020 20:16 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh dënoi sulmin ndaj një autokolone automjetesh diplomatike në Bagdad

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit pas sulmit ndaj një autokolone automjetesh diplomatike në Bagdad, dënoi çdo sulm ndaj misioneve diplomatike dhe i bëri thirrje qeverisë irakiane të rrisë nivelin e mbrojtjes së ambienteve diplomatike.

Said Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë Iraniane të Punëve të Jashtme, të enjten gjithashtu kujtoi rastet e sulmeve ndaj diplomatëve dhe godinave diplomatike të Republikës Islamike të Iranit në Irak dhe bëri thirrje për forcimin e mbrojtjes së ambienteve diplomatike dhe sigurimin e rrjedhës normale të misioneve diplomatike në vend. Ambasada Britanike në Bagdad njoftoi të martën se një makinë që i përkiste diplomatëve britanikë ishte sulmuar në Bagdad, duke shtuar se një bombë në anë të rrugës kishte shënjestruar disa makina të diplomatëve britanikë në Bagdad, por askush nuk ishte lënduar.

Tags

Komente