Shtator 18, 2020 09:09 Europe/Tirane
  • Zarif: Të Dielën nuk do të ndodhë asgjë

Ministri i Jashtëm i Iranit në përgjigje të kërcënimeve boshe të administratës Trump për të rivendosur të gjitha sanksionet e KB kundër Iranit shkroi: Të Dielën më 20 Shtator, asgjë e re nuk do të ndodhë.  

Sipas IRNA, "Muhamed Xhavad Zarif" të enjten në mbrëmje në një mesazh në Twitter shkroi: Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëri gabon. Asgjë e re nuk do të ndodhë më 20 shtator. Mjaft, lexo Rezolutën 2231. Ministri i Jashtëm iranian më tej në lidhje me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe përpjekjet për të zbatuar mekanizmin Moshe shkroi: “Edhe Bolton, i cili e kishte bindur presidentin të urdhëronte që t'i jepnit fund përfshirjes së SHBA në marrëveshjen bërthamore, e lexoi rezolutën”. Shtetet e Bashkuara, megjithëse u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore dy vjet më parë pa marrë parasysh rezolutën 2231, në interpretimin e saj të ri ligjor pretendon se ato janë akoma palë e marrëveshjes dhe sipas kushteve të rezolutës dhe brenda kësaj kornize, kanë të drejtë të kërkojnë përdorimin e një mekanizmi të quajtur mekanizëm Moshe për të kthyer sanksionet e Këshillit të Sigurimit kundër Iranit. Pretendimi është pasuar me një përgjigje të qartë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, veçanërisht Rusia dhe Kina. Trojka Evropiane (Franca, Gjermania dhe Britania) gjithashtu i dorëzoi një letër Presidentit të Këshillit të Sigurimit duke kundërshtuar pretendimin e SHBA.

Tags

Komente