Shtator 18, 2020 09:10 Europe/Tirane
  • Lavrov: Shtetet e Bashkuara nuk do t'i pranojnë kurrë gabimet e tyre

"Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrë gabimet që kanë bërë në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut," tha ministri i jashtëm i Rusisë.

Të Enjten në një intervistë me kanalin e lajmeve ruse RT, Sergei Lavrov vuri në dukje gabimin strategjik të SHBA në pushtimin e Irakut dhe praninë e paligjshme të Uashingtonit në Siri, duke shtuar, "Amerikanët u përpoqën të përmbysnin qeverinë siriane, por dështuan dhe tani ata shpresojnë ta bëjnë atë ndryshe në Libi. "Pavarësisht nga shpërthimi i virusit Korona, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta vendosin popullin sirian në vështirësi ekonomike dhe presione," tha në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.  Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse iu referua sanksioneve të paligjshme të SHBA kundër Sirisë dhe shtoi: Sanksionet e ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj Sirisë janë një pengesë për tregtinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara e kanë  vendosur sanksione ndaj Sirisë që nga viti 2011 në mbështetje të terroristëve. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Ushtria siriane duke marrë ndihmë nga këshilltarët e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, i ka dhënë fund dosjes së pranisë së ISIS në këtë vend.

 

 

Tags

Komente