Shtator 20, 2020 10:24 Europe/Tirane
  • Zarif: Embargo e armëve do të hiqet deri në fund të Tetorit

Ministri i jashtëm i Iranit theksoi se Irani nuk ishte nën sanksione por kishte kufizime në blerjen e armëve. Ai shtoi: "Kufizimet e armëve të Iranit do të përfundojnë në fund të tetorit".

Sipas IRNA; "Ajo që është e qartë është se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe një vendi tjetër, kanë njoftuar zyrtarisht kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve të SH.B.A.-së", tha Muhamed Xhavad Zarif në një emision special të lajmeve të Shtunën në mbrëmje ku foli në lidhje me përpjekjen e njëanshme të SHBA për të rivendosur sanksionet e KB. Zarif deklaroi se termat "mekanizëm Moshe" dhe "kthim mbrapa" i përdorur nga amerikanët nuk ishin përfshirë në Rezolutën 2231 dhe tha: këto dy fjalë janë vetëm mashtrim mediatik. Zarif vuri në dukje se ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton ishte i vetmi person që lexoi Rezolutën 2231 dhe shtoi: Ai tha se rivendosja e embargos së armëve të Iranit ishte një proces i gjatë dhe se ajo mund të dëmtonte fuqinë e vetos për anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Ministri i Jashtëm iranian sqaroi se pretendimet e Trump në lidhje me arritjen e marrëveshjes me Iranin brenda një jave tha se kjo deklaratë bëhet vetëm për  konsum elektoral dhe shtoi: tryeza e marrëveshjes bërthamore ka qenë gjithmonë aty, por nuk është e lehtë të kthehesh në këtë tryezë; Nëse qeveria amerikane shlyen dëmin që i ka bërë Iranit, ajo mund të kthehet në tryezën e negociatave.  Mekanizmi për kthimin automatik të sanksioneve, i njohur si "mekanizëm Moshe" ose "Snapback", synon të ringjallë të gjitha rezolutat e sanksioneve kundër Teheranit që ishin pezulluar midis Iranit dhe të grupit  P5 + 1 pas arritjes së marrëveshjes bërthamore.

Tags

Komente