Shtator 20, 2020 21:40 Europe/Tirane
  • Përmirësohen 360 mijë të infektuar me virusin korona në Iran

Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në rritje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 360 mijë njerëz.

Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 3 mijë e 97 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar mbi 1,272 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 422 mijë e 140 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 183 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 24 mijë e 301 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 359 mijë e 570 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është rreth 31 milion njerëz, prej të cilëve 961 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 23 milion janë shëruar.

Tags

Komente