Shtator 21, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Sot nis java e mbrojtjes së lavdishme në Iran

Sot më 21 shtator që përkon me nisjen e luftës së imponuar të regjimit të Sadam Huseinit të Irakut kundër Iranit, nis java e “ Mbrojtjes së Lavdishme” në Iran.

Ushtria irakiane në shtator të vitit 1980 nisi luftën kundër Iranit me synimin e saj për të pushtuar Teheranin brenda një jave. 21 shtatori në kalendarin historik të Iranit është emëruar nisja e javës së mbrojtjes së lavdishme. Gjatë kësaj jave në të gjithë Iranin organizohen ceremoni të ndryshme. 40 vjet më parë, regjimi Baath i Irakut, për të rrëzuar shtetin e sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit, duke marrë ndihma nga arroganca botërore, nisi një luftë të gjithanshme kundër Iranit, luftë që zgjati 8 vjet. Ushtria e regjimit Baath të Sadamit, në 8 vitet e luftës kundër Iranit është ndihmuar nga fuqitë arrogante dhe nga disa vende arabe të Gjirit Persik. Në këtë mënyrë regjimi i Sadamit, makinën e tij të luftës e ktheu në mjet shërbimi për qëllimet e të huajve.

Tags

Komente