Shtator 21, 2020 10:30 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Palët kryesore në “Mbrojtjen e Lavdishme” ishin fuqi si Shtetet e Bashkuara

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi se gjatë periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme, Sadami dhe partia Ba'ath nuk ishin palët kryesore në betejë, sepse palët kryesore ishin fuqi si Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin dëmtuar rëndë nga revolucioni islamik.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, të hënën në një video-konference me rastin e 40 vjetorin të javës së Mbrojtjes së Lavdishme tha se qëllimi i luftënxitësve ishte të shtypnin Revolucionin Islamik dhe ata përdorën ambiciet e Sadamit për të realizuar qëllimet e tyre. Ajetollah Khamenei shtoi se dokumentet e mëvonshme zbuluan se para luftës Sadami kishte arritur një marrëveshje me amerikanët dhe gjatë luftës anijet e mallrave u ankoruan në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i siguruan Sadamit pajisje ushtarake.  Lideri Suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu deklaroi se mbrojtja e lavdishme është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe një nga veprimet më racionale të kombit iranian dhe shtoi se nderimi i luftëtarëve është një detyrë kombëtare.  Ajetollah Khamenei vuri në dukje se kjo ditë është për nderimin e veteranëve dhe luftëtarëve që hoqën dorë nga rehatia e jetës familjare, prindërit dhe në disa raste e ardhmja dhe i sakrifikuan të gjitha ato që kishin në përballje me armikun, pasi ata kishin arritur në përfundimin se duhej të mbronin kufijtë, kombin dhe Islamin. Ajetollah Khamenei theksoi se luftëtarët mbrojtën Islamin, dinjitetin dhe nderin kombëtar, disa prej të cilëve u ngjitën në gradën e martirit, ndërsa disa të tjerë qëndruan dhe përfunduan detyrën.

 

Tags

Komente