Shtator 21, 2020 22:08 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Mbrojtja fitimtare është pjesë e identitetit kombëtar të Iranit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke iu referuar fitores së shkëlqyer dhe shembullore të kombit iranian në mbrojtjen e lavdishme, theksoi se mbrojtja fitimtare është pjesë e identitetit kombëtar të Iranit.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, të hënën, në një video-konferencë me rastin e ceremonisë së nderimit të veteranëve të mbrojtjes së lavdishme dhe rezistencës, shtoi se kombi iranian ishte në gjendje të qëndronte kundër fuqive të Lindjes dhe Perëndimit dhe vendeve të lidhura me ata dhe të fitonte me krenari. Ajetollah Khamenei e quajti Sadamin ambicioz një mjet në duart e fuqive të mëdha, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara dhe tha se palët kryesore në luftën kundër kombit iranian ishin "Amerika e goditur nga Revolucioni Islamik” dhe ato fuqi të shqetësuara për shfaqjen e një identitetit të ri islamo-iranian në rajon, përkatësisht NATO-ja dhe Evropa". "Perëndimi dhe Lindja" nxitën Sadamin të sulmonte për të përmbysur shtetin e sapoformuar dhe Revolucionin Islamik, tha lideri suprem. Ai deklaroi se qëllimi i armikut ishte fillimi i një lufte, përmbysja e sistemit islamik, ri-pushtimi i Iranit dhe ndarja e vendit, por ata nuk mundën të pushtonin asnjë pëllëmbë të territorit iranian dhe nuk mundën të shtynin Republikën Islamike dhe kombin iranian as edhe një hap prapa.  Ajetollah Khamenei gjithashtu iu referua botimit të dokumenteve të marrëveshjes SHBA-Sadam Husein para fillimit të luftës, duke shtuar se gjatë viteve të luftës, Perëndimi dhe Lindja ofruan ndihmë ushtarake, me inteligjencë dhe financiare për regjimin Baathist të Irakut përmes Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe rrugëve të tjera. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke theksuar kujdesin ndaj përpjekjeve të armikut për të shtrembëruar faktet e periudhës së mbrojtjes së lavdishme, bëri vërejtje për dimensionet e mëdha të këtij fenomeni dhe tha se një shembull i kapitalit njerëzor gjatë mbrojtjes së lavdishme ishte martir Kasem Sulejmani i cili në nivel rajonal dhe diplomatik ka bërë gjëra të mahnitshme dhe kombi iranian ende nuk është në dijeni sa duhet për fushën e gjerë të veprimtarive të këtij dëshmori të dashur. Lidhur me çështjen Arbainit, Ajetollah Khamenei gjithashtu vuri në dukje se populli iranian e do shumë Imam Huseinin(as) dhe pelegrinazhin Arbain, por marshimi Arbain nuk do të organizohet sipas vendimit të zyrtarëve të shtabit kombëtar të luftës kundër Korona, të cilët e kanë kundërshtuar atë deri më tani, kështu që të gjithë duhet ta respektojnë këtë vendim.

Tags

Komente