Shtator 22, 2020 21:18 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sot është koha që bota t'i thotë jo imponimit dhe gangsterizmit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se "Shtetet e Bashkuara nuk mund të na imponojnë negociata dhe as luftë", theksoi: "Sot është koha që bota t'i thotë jo imponimit dhe gangsterizmit ".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, në një video konferencë të transmetuar në Sesionin e 75-të Vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB të martën në mbrëmje se epoka e sundimit dhe hegjemonisë ka marrë fund. Ai shtoi: Dy herë "jo-ja" e vendosur e Këshillit të Sigurimit ndaj përdorimit instrumental dhe ilegal të Këshillit të Sigurimit dhe Rezolutës 2231 nga SHBA është një fitore jo për Iranin por për tranzicionin e sistemit ndërkombëtar në botën post-perëndimore, ku regjimi hegjemonist zhytet në një izolim të tillë të vetë-imponuar. "Jeta me sanksione është e vështirë, por është më e vështirë është të jetosh pa pavarësi," tha Ruhani. "Irani është krenar për demokracinë e tij si demokracia më e vjetër në Azinë Perëndimore." Presidenti i Iranit, duke deklaruar se disa flasin gjoja për të drejtat e njeriut, por me presion maksimal, kanë sulmuar jetesën, shëndetin dhe madje edhe të drejtën për jetën e të gjithë iranianëve, shtoi: Ata dhe aleatët e tyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha luftërat, pushtimet dhe agresionet në Palestinë, Afganistan, Jemen, Siri, Irak, Liban, Libi, Sudan dhe Somali, por ata e konsiderojnë Iranin përgjegjës për humbjet e tyre të pashmangshme kundër vullnetit të popujve në rajon. Ruhani përmendi gjithashtu pjesë të të rezultateve të shkëlqyera të Iranit Islamik si boshti i paqes dhe stabilitetit, luftës kundër pushtimit dhe ekstremizmit dhe parimeve të dialogu dhe tha: Disa pretenduan se kishin ardhur në rajon për të luftuar Sadamin, ndërsa ata vetë e krijuan këtë përbindësh të madh në luftën e imponuar kundër Iranit dhe tani ata pretendojnë se po luftojnë kundër terrorizmit dhe ISIS të cilin po ashtu e krijuan vetë dhe thonë se kombet e rajonit u janë borxhli për këtë krim të kryer prej tyre. Duke iu referuar shitjes së qindra miliarda dollarëve armë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe shndërrimit të saj në një depo baruti, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se amerikanët akuzojnë në mënyrë të gabuar Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa i vetmi që ka përdorur  armë bërthamore në formë kriminale në historinë njerëzore janë vetë ata dhe i vetmi regjim i armatosur me armë bërthamore në rajonin e Azisë Perëndimore është lojtari i lojës së tyre.

 

Tags

Komente