Shtator 23, 2020 09:49 Europe/Tirane
  • Nevoja për të gjykuar Trump për rrëfimin e vrasjes së një zyrtari të një vendi

Zëdhënësi i Këshillit Mbrojtës të Kushtetutës iraniane theksoi: Rrëfimi i vrasjes së një zyrtari nga një president i SHBA kërkon një gjykim serioz dhe të paanshëm.

Në një fjalim me video në Samitin e 75-të të KB, Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi qeverinë e SHBA për vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti martir i Forcës Kods të Gardës Revolucionare. Abbas Ali Kadkhodai, zëdhënës i Këshillit Mbrojtës të Kushtetutës së Iranit, të mërkurën në faqen e tij në Twitter, duke iu referuar vërejtjeve të Trump tha: "Rrëfimi për vrasjen e një zyrtari të një vendi jo vetëm që nuk mund të jetë vetëm një burim krenarie, por gjithashtu kërkon një gjykim serioz dhe të paanshëm me qëllim që asnjë të mos kryejë një krim të tillë duke bërë pretendime të rreme dhe duke përdorur terrorizmin shtetëror". Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Urdhri për ekzekutimin e gjeneralit martir Sulejmani u dha direkt nga presidenti Donald Trump.

Tags

Komente