Shtator 23, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Paralajmërim i Komandantit të Gardës Revolucionare: Është më mirë që Amerikanët të vijnë në Gjirin Persik

Në një intervistë me Al-Mejadin, zëvendës komandanti i përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëroi Amerikanët kundër kryerjes së "ndonjë budallallëku të ri" dhe tha se "do të ishte më mirë nëse Amerikanët të vinin në Gjirin Persik" sepse atëherë ata do të ishin nën kontrollin e Iranit.  

Sipas ISNA, gjeneral Ali Fadavi tha se përpjekjet e SHBA për të krijuar koalicione kundër Revolucionit Islamik janë të vjetërsuara. Amerikanët nuk kanë dhe nuk do të kenë sukses në formimin e ndonjë koalicioni të ri kundër Revolucionit Islamik. Është më mirë që ata të vijnë në Gjirin Persik sepse atëherë ata do të jenë nën kontrollin tonë. Më herët, gjeneralmajor Husein Salami, komandanti i përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, gjithashtu foli për kërcënimet e fundit nga udhëheqësit amerikanë dhe tha: Amerika ka humbur simbolet e saj, madje edhe populli amerikan tani po i thotë vdekje Amerikës. Njerëzit rrëzojnë statuja ikonike në Shtetet e Bashkuara dhe djegin flamurin Amerikan. Amerika është e kalbur nga brenda dhe e izoluar nga jashtë. Populli i dashur iranian, të mos shqetësohet aspak dhe të jetojë në paqe.

Tags

Komente