Shtator 23, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Vëzhgimi i aeroplanmbajtëses amerikane me dronë iranianë

Komandanti i Marinës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike tha: "Para se të futej në ngushticën e Hormuzit, ne vëzhguam dhe përgjuam aeroplanmbajtësen amerikane me dronë plotësisht vendas."

Admiral "Alireza Tangsiri", komandanti i marinës IRGC, të Mërkurën gjatë ceremonisë së bashkëngjitjes së 188 dronëve dhe helikopterë marinës së IRGC, njoftoi shoqërimin dhe përgjimin e anijes amerikane dhe shtoi: Aeroplanmbajtësja "Nimitz" së bashku me anijet shoqëruese përfshirë dy destrojerë 114 dhe 104, anijet luftarake 58 dhe 59, dy anije patrullimi 9 dhe 12 dhe një nëndetëse të Rojës Bregdetare 1333, para se të hynin në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik u identifikuan dhe përgjuan. Admiral Tangsiri shtoi: Të gjitha misionet detare IRGC do të mbulohen nga dronët vendas iranianë dhe sot shtimi i 188 dronëve dhe helikopterëve vendas në marinën IRGC do t'i japë kësaj marine një aftësi të veçantë për të zbatuar misionet detare dhe ajrore. Monitorimi dhe vëzhgimi i të gjitha lëvizjeve detare në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Omanit do të jetë e mundur me këta dronë dhe do të rrisë shumë aftësitë tona në këtë fushë.

Tags

Komente