Shtator 24, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Zarif: Rusia dhe Kina luajtën një rol kryesor kundër shkeljeve të ligjit nga SHBA

Me të mbërritur në Moskë, ministri i jashtëm iranian tha se Rusia dhe Kina kanë luajtur një rol kryesor kundër shkeljeve të ligjit nga Amerika.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, të Mërkurën në mbrëmje pas mbërritjes së tij në Moskë gazetarëve u tha: Në rastin e marrëveshjes bërthamore, qeveria ruse dhe përfaqësimi i saj në Kombet e Bashkuara dhe Ministria e Jashtme e Rusisë së bashku me Kinën gjatë këtyre muajve të vështirë kanë mbajtur pozicionin më të mirë në Këshillin e Sigurimit dhe kanë luajtur një rol udhëheqës në luftën kundër paligjshmërisë së SHBA.  Shefi i aparatit diplomatik të Iranit, duke deklaruar se rajoni po përballet me probleme serioze, shtoi: Çështja siriane si një problem vazhdon ende të ketë ka nevojë për bashkëpunim midis Iranit dhe Rusisë. Zarif iu referua Afganistanit në çështjen e fillimit të bisedimeve të paqes midis Talebanëve dhe qeverisë Afgane dhe grupeve partiake dhe shtoi: Duke pasur parasysh qëndrimin e fortë të talebanëve dhe pozicionin shumë të dëmshëm të amerikanëve në rajon, është një çështje tjetër për të cilën duhen koordinime. Muhamed Xhavad Zarif të mërkurën në mbrëmje mbërriti në kryeqytetin rus, Moskë, për konsultime politike midis Iranit dhe Rusisë për çështje të ndryshme dhe për të diskutuar tema në lidhje me marrëveshjen bërthamore, çështje bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Tags

Komente