Shtator 24, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Trump edhe një herë ngatërroi Kombet e Bashkuara me Shtetet e Bashkuara

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se presidenti i SHBA kishte gabuar edhe një herë dhe Kombet e Bashkuara i ngatërroi me Shtetet e Bashkuara.

"Presidenti i SHBA Donald Trump iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme sikur të ishte në një tubim elektoral," shkroi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh. Khatibzadeh shtoi: Deklarata e Trump në Asamblenë e Përgjithshme të KB u përqendrua në lavdërimin e politikës së dështuar "Vetëm Amerika" dhe në fajësimin e të tjerëve për krizat e shkaktuara nga vetë ai, nga menaxhimi katastrofik i tragjedisë Covid-19 e deri tek nxitja e tensioneve ndërkombëtare. Salla e Asamblesë së Përgjithshme të KB të martën ishte dëshmitare e ngjarjes më të madhe virtuale diplomatike në botë në vitin 2020, ku u trajtuan tema të tilla si shpërthimi i virusit Korona dhe pasojat e tij globale, kundërveprimi ndaj njëanshmërisë, vendosja e një armëpushimi botëror, rritja e varfërisë dhe gjithashtu, nevoja për të reformuar strukturën e KB të cilat ishin ndër temat më të rëndësishme në fjalimet e krerëve të shteteve. Në një fjalim e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Presidenti i SHBA Donald Trump kritikoi Kinën, duke e fajësuar dhe bërë përgjegjës atë për shpërthimin e virusit Korona, të cilin ai e quajti "virusi Kinez".

Tags

Komente