Shtator 24, 2020 21:19 Europe/Tirane
  • Marrëveshja bërthamore dhe zhvillimet rajonale qendër e konsultimeve të Zarif dhe Lavrov në Moskë

Ministrat e Jashtëm iranianë dhe rusë diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, marrëveshjen bërthamore dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të enjten në një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë tha se bashkëpunimi i të dy vendeve në kundërshtimin e paligjshmërisë dhe njëanshmërisë së SHBA është një shembull i suksesshëm i përmbushjes së qëllimeve të shumanshmërisë. Zarif tha se bashkëpunimi i të gjitha vendeve është i nevojshëm për të siguruar marrëdhënie ndërkombëtare të bazuara në ligjin ndërkombëtar dhe jo të bazuar në vullnetin e vetëm një vendi. "Duke pasur parasysh rolin pozitiv të Rusisë, duhet bërë më shumë për të ruajtur rendin," tha Zarif. Duke vlerësuar rolin shumë serioz dhe konstruktiv të Rusisë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Këshillin e Sigurimit të KB, Ministri i Jashtëm iranian shtoi: "Përfaqësuesit e Rusisë dhe Kinës në organizatat ndërkombëtare luajtën një rol të rëndësishëm në kundërshtimin e veprimeve të paligjshme të Shteteve të Bashkuara". Sergei Lavrov gjithashtu shprehu shpresën se masat e reja do të merren në konsideratë për të ruajtur Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (PGJVP). Ministri i Jashtëm rus shtoi: "Moska do të bashkëpunojë me të gjithë pjesëmarrësit në Këshillin e Sigurimit të KB që t’i përmbahen këtij dokumenti të rëndësishëm ndërkombëtar". Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif arriti të mërkurën në kryeqytetin rus, Moskë.

Tags

Komente