Shtator 25, 2020 21:13 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi serioz i Iranit për Marinën amerikane

Komandanti i Përgjithshëm i Marinës iraniane lëshoi një paralajmërim serioz për Marinën amerikane.

"Të gjitha veprimet e Marinës amerikane mbikëqyren me kujdes dhe monitorohen nga afër." Kështu tha komandanti i Forcës detare të Ushtrisë iraniane, Admirali Husein Khanzadi, në një intervistë ekskluzive në televizionin shtetëror duke folur për arritjet e forcave detare të Ushtrisë dhe të Gardës së Revolucionit Islamik si dhe mbi ngjarjet aktuale në rajon. “Sistemet e zbulimit të Forcës detare të Ushtrisë monitorojnë tërësinë e të gjitha flotave të Marinës amerikane; qëkur një anije largohet nga kalata e saj, gjatë gjithë udhëtimit të saj e deri në pikën e mbërritjes, në veçanti kur hyn në Oqeanin Indian. Është në këtë zonë që operacionet e vëzhgimit kryhen me më shumë saktësi dhe vëmendje. Kjo është arsyeja pse asnjë njësi e madhe detare e Marinës amerikane nuk ka guxuar të hyjë në zonën e Gjirit Persik. Amerikanët kanë shqetësime serioze për afrimin pranë kësaj zone, duke pasur frikë nga një konfrontim serioz me forcat ushtarake iraniane", deklaroi Admiral Husein Khanzadi. “Kur vendosen në një distancë prej rreth 600 deri 700 kilometra nga ne, ata e imagjinojnë veten të jenë të sigurt dhe jashtë mundësive tona, por duhet ta dinë që ne po i mbikëqyrim ata, minutë pas minute, kudo që të jenë. Ujërat nën sovranitetin e Iranit gëzojnë siguri absolute. Çdo sinjal i marrë nga një anije, emri i kapitenit të saj, formacionet e tij stërvitore, karakteristikat e tij, ne tashmë i kemi ato në bankat tona të të dhënave ", paralajmëroi Admiral Khanzadi. Lidhur me manovrat e përbashkëta të Forcës detare iraniane me ato të vendeve të tjera, Admirali Khanzadi tha: “Manovra ushtarake Kaukaz 2020 është duke u zhvilluar dhe shumë vende të botës po marrin pjesë. Irani po merr pjesë me dy lëshues raketash të Forcës Detare Iraniane në manovrën që zhvillohet në Detin Kaspik. Një stërvitje e përbashkët detare është planifikuar gjithashtu për në fund të vitit". Komandanti i Forcës Detare të Ushtrisë Iraniane më tej komentoi për raketat iraniane: “Prototipi aktual i raketës së shkrepur nga nëndetësja Ghadir është dy herë më i madh se më parë. Fateh 2 dhe 3 janë në proces prodhimi, ndërsa Fateh 4 përdor një lloj të veçantë të shtytjes së pavarur nga ajri (AIP) për të qëndruar nën ujë më gjatë. " Admirali Khanzadi njoftoi gjithashtu përfshirjen e pajisjeve të reja në Forcën detare të Ushtrisë Iraniane: " Destrojeri Dena, zbuluesi i minave Saba dhe anija raketa-hedhëse Zereh do të zbulohen në fund të vjeshtës. Një anije tjetër e re e madhe do të zbulohet gjithashtu në të njëjtën datë. 24 metra më e gjatë se luftanija Khark, ajo mund të mbajë 6 deri në 7 helikopterë, dhe shquhet për aftësitë e saj të veçanta të cilat janë shumë të dobishme në luftën elektronike, raketore, madje edhe për operacione speciale. "

 

Tags

Komente