Shtator 26, 2020 10:10 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian në Gjenevë: Stigmatizimi i të tjerëve është iluzion i epërsisë në disa vende perëndimore

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara me seli në Gjenevë, në përgjigje të akuzave të pabaza të bëra nga disa vende evropiane kundër Iranit, tha se stigmatizimi i të tjerëve është një vazhdim i mentalitetit kolonial dhe iluzionit të arrogancës së disa vendeve perëndimore.

Anëtarët e BE lëshuan një deklaratë të njëanshme në një takim të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të KB të Premten duke akuzuar Iranin gjoja për abuzime të të drejtave të njeriut. Sipas IRNA të Shtunën, "Ismail Baghaei Hamaneh" në seancën e dyzet e pestë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, shprehu keqardhje për veprimin e disa vendeve perëndimore në lëshimin e një deklarate të njëanshme mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran, duke thënë se është për të ardhur keq që disa vende, predikojnë për të drejtat e njeriut, ndërsa harrojnë krimet e tyre dhe mbulojnë faktin se shumë nga vuajtjet e të tjerëve është rezultat i politikave të tyre të kaluara koloniale dhe mentalitetit të tyre hegjemonik. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Zyrën e KB në Gjenevë gjithashtu kritikoi qasjen Perëndimore ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut, duke thënë se një politikë e tillë shkakton vetëm ndarje dhe konfrontime midis vendeve dhe degradon të drejtat e njeriut si një mjet për qëllime politike. Vendet evropiane e kanë kthyer Këshillin për të Drejtat e Njeriut në një arenë për ndërhyrje kundër vendeve në zhvillim. Baghaei Hamaneh, duke vënë në dukje se sundimi i ligjit është i domosdoshëm për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, e quajti të papranueshme të bësh presion ndaj qeverive të tjera nën justifikimin e të drejtave të njeriut për të ndryshuar sistemin e brendshëm ligjor ose për të ndërhyrë në çështjet gjyqësore. Ambasadori iranian dhe përfaqësuesi i përhershëm në Zyrën e KB në Gjenevë gjithashtu paralajmëroi për shkeljen e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut në territoret e okupuara Palestineze dhe i bëri thirrje Këshillit të të Drejtave të Njeriut të parandalojë normalizimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga një regjim që është ndërtuar i bazuar në terrorizëm dhe agresion.

Tags

Komente