Shtator 27, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ne e konsiderojmë praninë e forcave të armatosura amerikane si të dëmshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit

Gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Irakian, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se ne në pozicionet tona politike gjithmonë kemi shprehur qartë dhe hapur pikëpamjet tona dhe shtoi:  Ne e konsiderojmë praninë e forcave të armatosura amerikane si të dëmshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Sipas IRNA, Hassan Ruhani të Shtunën gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Irakian Fuad Husein tha: Ne në periudha  të ndryshme, gjithmonë kemi mbështetur popullin irakian dhe shtetin e së drejtës dhe shembulli më i mirë ka qenë ndihma për popullin dhe qeverinë Irakiane në luftën kundër sulmeve terroriste të ISIL në këtë vend.  Ruhani theksoi se përpjekja për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga rajoni nuk është detyra jonë, por puna e çdo vendi ku Amerikanët janë të pranishëm. Presidenti Ruhani tha se: Ne e konsiderojmë atë që parlamenti irakian dhe përfaqësuesit e popullit irakian kanë miratuar në këtë drejtim si një hap pozitiv që respektohet nga populli irakian dhe mbështetet nga ne. Duke theksuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fusha të ndryshme politike, kulturore dhe veçanërisht ekonomike, presidenti iranian theksoi nevojën për të përshpejtuar zbatimin dhe funksionimin e marrëveshjeve midis dy vendeve, të cilat u theksuan dhe ranë dakord gjatë vizitave dhe takimeve të zyrtarëve iranianë dhe irakianë. Ministri i Jashtëm irakian Fuad Husein gjithashtu falënderoi Iranin për ndihmën e tij për qeverinë dhe popullin Irakian në kohë të ndryshme dhe tha: Ne e vlerësojmë Republikën Islamike të Iranit, e cila ka qenë me popullin dhe qeverinë Irakiane që në ditët e para. Fuad Husein theksoi zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, duke deklaruar se ne duhet të përpiqemi të zbatojmë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të të dy vendeve hap pas hapi.

Tags

Komente