Shtator 27, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Skuadra iraniane e futbollit Persepolis fiton kundër përfaqësuesit të Katarit në Ligën e Kampionëve të Azisë

Ekipi i futbollit Persepolis i Iranit arriti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë duke mposhtur ekipin Al-Sadd të Katarit.

Persepolis i Iranit, i cili në fazën e grupeve ishte në grup me Al-Taawon të Arabisë Saudite, Al-Duhail të Katarit dhe Al-Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe, arriti të shkojë në fazën eliminatore me 10 pikë si ekipi i parë në këtë grup. Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin Education City të Katarit, Persepolis arriti të fitojë me rezultat 1:0 ndaj ekipit katariot Al-Sadd që drejtohet nga Xavi Hernandez dhe u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë.

 

Tags

Komente