Shtator 27, 2020 20:05 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA gënjen kur pretendon se sanksionet nuk prekin mallrat humanitare

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Uashingtoni thjesht gënjen kur pretendon se sanksionet e tij të njëanshme nuk kanë pasur asnjë ndikim në dërgimin e artikujve humanitarë për popullin iranian.

"Pretendimi i amerikanëve se sanksionet e tyre nuk prekin mallrat humanitare është thjesht një gënjeshtër," tha ministri i jashtëm iranian për Russia Today të Dielën. Zarif tha se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që kanë penguar eksportin e naftës së Iranit, por gjithashtu i kanë mohuar Republikës Islamike qasjen në "paratë e veta". Irani, tha ai, ka "mjaft para të grumbulluara në vendet e tjera" por SHBA ka parandaluar Teheranin të shpenzojë paratë e veta për të blerë ilaçe. Ministri i Jashtëm iranian tha se sanksionet e kanë privuar Iranin nga blerja e materialeve kritike mjekësore dhe për këtë arsye kanë penguar luftën e tij kundër pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit. "Pra, në thelb ky është terrorizëm mjekësor në të cilin janë përfshirë SHBA", tha Ministri i Jashtëm iranian. Në përgjigje të një pyetje në lidhje me përpjekjet e Uashingtonit për të ndërkombëtarizuar embargon e armëve ndaj Iranit, Zarif tha: "Irani nuk blen shumë armë, ne nuk jemi Arabia Saudite".

 

Tags

Komente