Shtator 29, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret marrëveshjen e Ansarullah me qeverinë e dorëhequr të Jemenit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit mirëpriti sot marrëveshjen e Ansarullah me qeverinë e dorëhequr të Jemenit për shkëmbimin e të burgosurve dhe u bëri thirrje të dy palëve që të zbatojnë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Said Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të martën mirëpriti marrëveshjen e Ansarullah të Jemenit me qeverinë e dorëhequr për shkëmbimin e të burgosurve dhe u bëri thirrje të dy palëve të zbatojnë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha: "Republika Islamike e Iranit e konsideron këtë marrëveshje një hap drejt ndihmës për zgjidhjen e krizës aktuale në Jemen në mënyrë paqësore dhe kjo marrëveshje tregoi se bisedimet mes grupeve jemenase janë zgjidhja e vetme për problemet aktuale në këtë vend." Në fund, Khatibzadeh shprehu shpresë që me përfundimin e kësaj marrëveshje dhe vazhdimin e procesit të lirimit të të burgosurve të mbetur, kjo do të hapte rrugën për dialog politik mes grupeve jemenase dhe do të çonte në ndërprerjen e armiqësive dhe agresionit në këtë vend. Media të Shtunën në mbrëmje njoftoi se qeveria e dorëhequr dhe Qeveria e Shpëtimit Kombëtar e Jemenit kishin rënë dakord të lirojnë më shumë se 1.000 të burgosur gjatë bisedimeve zvicerane dhe se i dërguari special i KB për Jemenin Martin Griffiths njoftoi zyrtarisht të Dielën se të dy palët do të lirojnë qindra të burgosur nga Tetori.  

Tags

Komente