Tetor 01, 2020 19:59 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e Iranit për të lidhur rrjetin elektrik me Evropën

Ministri iranian i Energjisë njoftoi gatishmërinë e Republikës Islamike për të lidhur rrjetin e saj elektrik me Evropën.

Sipas agjencisë IRNA, Ministri iranian i Energjisë Reza Ardakanian në një mesazh me video për Konferencën Virtuale Evropë-Kaspik të organizuar nga Berlini të Enjten, tha: "Falë burimeve të mëdha energjetike dhe fuqisë punëtore të specializuar dhe pajisjeve të mëdha në fushën e energjisë, Irani është në pozicionin më të mirë për tranzitin e energjisë, dmth midis Detit Kaspik në veri dhe Gjirit Persik në jug, dhe gjithashtu mund të jetë një rrugë e mirë për tranzitimin e mallrave të vendeve të Detit Kaspik si dhe për korridoret e energjisë, veçanërisht korridorin e transmetimit të energjisë elektrike. Ardakanian shtoi se Irani është i gatshëm të lidhë rrjetin e tij elektrik me vendet evropiane, si fuqia më e madhe e gjenerimit të energjisë në Azinë Perëndimore dhe të sigurojë terrenin për shkëmbim, veçanërisht eksportin e energjisë elektrike si një energji e gjelbër në Evropë. Konferenca Virtuale Evropë-Kaspik u mbajt në Berlin me synimin për të shqyrtuar çështjet në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht të energjisë, midis vendeve të rajonit të Detit Kaspik.

 

Tags

Komente