Tetor 19, 2020 08:17 Europe/Tirane
  • Gjeneral Brigade Hatami: 90% e nevojave për mbrojtjen e vendit prodhohen në vend

Ministri i Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura iraniane, duke theksuar se presioni dhe sanksionet e vendosura nga amerikanët për shumë vite, çuan në përparimin e Iranit në fushën e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, tha: "Sot, Republika Islamike e Iranit mund të prodhojë dhe furnizojë 90% të nevojave të saj të mbrojtjes brenda vendit".

Sipas IRNA, të Dielën në mbrëmje Gjeneral Brigade "Amir Hatami" në programin TV "Titulli i Sotëm" duke iu referuar përfundimit automatik të embargos së armëve të  OKB kundër Republikës Islamike të Iranit, shtoi: " Për amerikanët është shumë e vështirë që të arrijnë një aftësi të tillë; Deri më tani, ata i kanë thënë botës në mënyrë të gabuar se një vend nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetjen e SHBA. Gjeneral Brigade Hatami e konsideroi heqjen e embargos së armëve mbi Iranin më të rëndësishme nga këndvështrimi i armiqve të Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Gjatë vitit të kaluar armiqtë, veçanërisht amerikanët, janë përpjekur ose të mos heqin këto kufizime ose të vendosin të reja në mënyrë që të gjithë ata të vendosnin prestigjin e tyre në këtë cështje; Por prestigji i tyre u shkatërrua dhe ajo që i ndodhi Shteteve të Bashkuara, nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër në Këshillin e Sigurimit. Lidhur me vërejtjet e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo se asnjë vend nuk ka të drejtë të tregtojë armë me Republikën Islamike të Iranit, Amir Hatami tha: "Negociatat me disa vende janë zhvilluar dhe bazat e shkëmbimeve për shitjen dhe furnizimin e njëri-tjetrit janë krijuar." Seria e kërkesave është garantuar plotësisht.  Duke përsëritur vetëbesimin e Iranit në aftësinë raketore të, ai tha: "Një nga çështjet që edhe armiqtë e pranojnë është se sot Republika Islamike e Iranit është një fuqi e rëndësishme raketore në botë". Amir Hatami, duke deklaruar se pa ekzagjerim, Irani është një nga 6 fuqitë më të mira prodhuese e dronëve në botë, tha: "Pajisjet iraniane kanë një cilësi dhe çmim shumë të mirë". Lidhur me doktrinën e mbrojtjes të Republikës Islamike, Ministri i Mbrojtjes deklaroi: Politika e mbrojtjes e Republikës Islamike të Iranit është një politikë e qartë dhe se ajo dëshiron paqe, stabilitet dhe siguri për rajonin dhe botën. Të Dielën, embargo e armëve e OKB kundër të Iranit përfundoi automatikisht në përvjetorin e pestë të arritjes së marrëveshjes bërthamore dhe nga tani e tutje, embargoja për eksportin dhe importin e artikujve ushtarakë nga Irani dhe për në Iran u hoq dhe kufizimet e udhëtimit të 23 personave juridikë që i nënshtroheshin Rezolutës 2231 përfunduan.

 


 

Tags

Komente