Tetor 20, 2020 15:18 Europe/Tirane
  • Vaksina iraniane kundër Koronas në nëntor testohet në njerëz

Ministri i shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se vaksina iraniane kundër virusit Korona tani ka kaluar me sukses fazat e testimit mbi kafshë dhe në muajin nëntor do fillojë testimi i saj në njerëz.

Sa’id Namaki në një prononcim për gazetarë në qytetin Orumije të Iranit, tha: “Në Iran po ndiqen fazat e testimit të vaksinës kundër virusit Korona nga katër grupe dhe 2 grupe kanë shënuar progres shumë të mirë dhe kanë kryer veprimet dhe kanë marrë masat përkatëse në përputhje me standardet botërore në këtë drejtim. Prandaj, mund të themi se nëse epidemia dhe vaksina nuk pëson ndryshime fondamentale, atëherë ne kemi çuar para mënyra shumë të mira për prodhimin e vaksinës dhe këtë progres e kemi raportuar edhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kështu që jemi shumë optimist se në bazë të këtij procesi, në të ardhmen e afërt do të kemi lajme të mira për popullin iranian në lidhje me vaksinën kundër virusit Korona”.

Në lidhje me gjendjen e përhapjes së virusit Korona në nivel të shoqërisë, Dr. Namaki tha: “Nuk kemi mungesa në Ministrinë e Shëndetësisë dhe asnjë pacient nuk po përballet me mungesë të pajisjeve dhe kushteve spitalore. Mirëpo ajo çfarë na ka shtyrë të përballemi me këtë valë të përhapjes së virusit Korona është mosrespektimi i protokolleve shëndetësore dhe mosndëshkimi në mënyrë të prerë i atyre që thyejnë rregullat dhe protokollet”.

Tags

Komente