Tetor 21, 2020 10:06 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Myslimanët nuk do të tolerojnë poshtërimin e kompromisit me regjimin sionist

Në përgjigje të kompromisit të disa vendeve arabe me regjimin sionist, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në llogarinë e tij në Twitter shkroi se kombet myslimane në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë poshtërimin e kompromisit me regjimin sionist.

Llogaria në Twitter e faqes së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në mesazhin që u botua të martën në mbrëmje, shton se çdo regjim që ulet në tryezën e negociatave me regjimin pushtues sionist, pozicioni i tij midis njerëzve të tij do të tronditet. Mesazhi vazhdon duke thënë se amerikanët gabojnë nëse mendojnë se do të zgjidhin problemin e rajonit në këtë mënyrë. Ministrat e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë më 15 Shtator për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në prani të presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Dje (e martë), për herë të parë, një delegacion zyrtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe vizitoi Izraelin në prani të zyrtarëve të lartë, përfshirë Ministrin e Ekonomisë, Abdullah bin Tawq.

Tags

Komente