Tetor 21, 2020 14:34 Europe/Tirane
  • Regjisorja iraniane fiton çmimin e festivalit të Londrës

Regjisorja iraniane ka fituar çmimin e regjisorit më të mirë në festivalin “Screen Power” të Londrës .

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mozhgan Bajat, regjisorja iraniane, për regjinë e filmit “Biri i Tokës”, ka fituar çmimin e regjisorit më të mirë në festivalin “Screen Power” të Londrës.

Filmi “Biri i Tokës” ka një temë shoqërore dhe paraqet tregimin e jetës së një fëmije 10 vjeçar i cili me të hyrë në një vend të ri, përjeton një jetë më të ndryshme.

Ky film së fundi është kualifikuar edhe në festivalet e Daka në Bangladesh dhe Ohio të Amerikës.

 

Tags

Komente