Tetor 21, 2020 14:47 Europe/Tirane
  • Ruhani: Përfundimi i embargos së armatimeve për Iranit, fitore e logjikës, arsyes dhe të vërtetës ndaj arrogancës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përfundimi i embargos së armatimeve për Iranin është fitore e logjikës, arsyes dhe të vërtetës përball arrogancës së Amerikës.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, vuri në dukje përfundimin e embargos së armatimeve ndaj Iranit dhe tha: “Amerikanët për shumë vite kanë bërë përpjekje që ta privojnë popullin e Iranit nga të drejtat e tij legjitime, mirëpo kanë dështuar në realizimin e qëllimeve të tyre. Nuk ka rëndësi se Irani sa blen ose shet armë, por me rëndësi është që Republika Islamike e Iranit të gëzojë të drejtat e veta”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe dështimin e Amerikës dhe regjimit sionist për t’i shtyrë shtetet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore që të dalin nga kjo marrëveshje dhe tha: “Amerika në çështjen e vazhdimit të embargos së armatimeve ndaj Iranit gjithashtu është izoluar në nivelin ndërkombëtar për arsye se KS i OKB nuk ka përfillur fare kërkesën e amerikanëve”.

Ruhani shtoi se maturia e Iranit në përballje me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe reduktimin hap pas hapi të zotimeve të veta në kuadër të kësaj marrëveshje, ishte shumë e ndërlikuar dhe e llogaritur saktë, prandaj rezultatet e këtij veprimi të matur të Iranit ishin aq të rëndësishme sa që as miqtë dhe as armiqtë e Iranit nuk kanë mundur të gjejnë probleme në këtë qasje të Iranit.

Presidenti iranian e vlerësoi plotësisht të gabuar rrugën e amerikanëve në përballje me Iranin dhe theksoi: “Për Iranin nuk ka kurrfarë rëndësie se cila parti dhe cili person fiton në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, për arsye se çfarëdo personi që të marrë pushtetin në Amerikës është i detyruar të dorëzohet para popullit të Iranit dhe nuk ka rrugë tjetër”.

Tags

Komente