Tetor 21, 2020 14:53 Europe/Tirane
  • Irani dhe Gjermania thekson zgjerimin e bashkëpunimit bilateral

Shefi i zyrës presidenciale të Republikës Islamike të Iranit dhe ambasadori i Gjermanisë në Teheran kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimit bilateral të të dy vendeve në fusha të ndryshme.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Vaezi, shefi i zyrës presidenciale të Iranit, të martën në mbrëmje në takim me Hans Odo Motzel, ambasadorin e Gjermanisë në Teheran, vuri në dukje fushat e shumta për bashkëpunim në mes të dy vendeve dhe tha se Gjermania është prej partnerëve tradicional tregtar dhe ekonomik të Iranit dhe Teherani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve të përbashkëta.

Hans Odo Motzel, ambasadori i Gjermanisë në Teheran, në këtë takim vuri në dukje historinë dhe kulturën e pasur dhe rolin e madh të Iranit në rajon dhe tha: “Dialogu mes kulturave dhe vendeve është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi optimist se gjatë kohës që jemi në Teheran, do të zgjerojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet mes të dy vendeve”.

 

Tags

Komente