Tetor 21, 2020 15:07 Europe/Tirane
  • Zarif: Rajoni duhet të zgjedhë njërën mes paqes dhe destabilizmit

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka theksuar se rajoni i Gjirit Persik duhet të zgjedhë vetëm njërën mes paqes dhe destabilizimit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit sot (të mërkurën) ka publikuar një mesazh në gjuhën arabe në Twitter në të cilën duke vë në dukje deklaratat e tij në mbledhjen virtuale të KS të OKB në lidhje me situatën në Gjirin Persik, ka shkruar: “Ne mund të zgjedhim. Ose duhet të jemi robër të së kaluarës dhe të vazhdojnë tensionet dhe pasiguria ose të zgjedhim një jetë të binjakëzuar me paqen, sigurinë, progresin dhe zhvillimin e të gjitha vendeve. Zgjedhja duhet të jetë e qartë për të gjithë”.

Vlen të theksohet se mbledhja e KS të OKB u zhvillua të martën me iniciativë të Rusisë e cila është kryesuese e radhës së KS të OKB dhe Muhamed Xhavad Zarif ka mbajtur një fjalim në këtë mbledhje si përfaqësues i një prej vendeve të rajonit të Gjirit Persik.

Zarif në këtë mbledhje ka vë në dukje iniciativën “Paqja e Hormuzit” që është paraqitur vitin e kaluar në AP të OKB nga ana e presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe ka theksuar se SHBA-të janë dërgues më i madh i armatimeve ushtarake në rajon. Paqja e Hormuzit do të thotë që secili vend i rajonit të sigurohet për paqe, stabilitet dhe mirëqenie në fqinjësi me të tjerët. Iniciativa “Paqja e Hormuzit” është ndërtuar mbi zotimin e të gjitha shteteve për ngritjen e perceptimit reciprok, marrëdhënieve paqësore dhe miqësore dhe bashkëpunimit të të gjitha vendeve dhe popujve të rajonit të Gjirit Persik. Kjo iniciativë është e bazuar mbi përgjegjësinë e secilit vend të rajonit për garantimin e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së fqinjëve dhe progresin e të gjithëve. Recetat e gabuara siç është blerja e sigurisë nga të tjerët, krijimi i sigurisë në shkëmbim të prishjes së sigurisë së vendeve fqinje, përpjekjet për hegjemoni rajonale; shkaktojnë vetëm pasoja të këqija”.

 

Tags

Komente